Braçe: OSSH tu kthejë paratë qytetarëve, Prokuroria të nisë hetimet
tu kthehen mbrapsht sa më parë çdo qindarkë e grabitur nga monopoli OSSH. Kërkojnë garanci që kjo vjedhje nuk të përsëritet më, ndaj hetimi, gjykimi dhe ndëshkimi i monopolit OSSH dhe zyrtarëve të tij, lidhur me këtë vjedhje është detyrim ligjor dhe moral. Qytetarët kërkojnë të paguajnë vetëm atë që konsumojnë dhe investimi nënsistem për të ofruar këtë shërbim ndershmërisht dhe me cilësi është jetik e nuk duhet të vonojë. Madje duhet të jetë kusht për çdo masë tjetër në favor të monopolit OSSH, u shpreh ai. Për deputetin e PS-së, në vjedhjen e qytetarëve me anë të faturave ka dorë edhe qeveria. Pritëm tre ditë që qeveria e Sali Berishës dhe monopoli i shërbimit të furnizimit me energji elektrike, OSSH, të tërhiqnin deklaratat binjake, të koordinuara, të papërgjegjshme dhe pa asnjë zgjidhje për afro 1 milionë konsumatorë të vjedhur përmes faturave të energjisë elektrike për muajin janar. 1 milionë klientë shqiptarë janë vjedhur, por ortakët e përfshirë në këtë vjedhje, Qeveria e Sali Berishës dhe OSSH, në mënyrë të turpshme, të denjë për hajdutë tradicionalë të zyrave shqiptare, përqeshën fakte publike e ligjore, vunë në dyshim vjedhjen e qartë, refuzuan të marrin përgjegjësinë për të, munguan me një ndjesë serioze për çdo shqiptar të vjedhur, deklaroi ai. Në këtë kuadër, Braçe theksoi se grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike me fuqi ligjore nga 1 janari, që në muajin dhjetor, nuk është një çështje politike por thellësisht ligjore. Ai shtoi se aludimet për lojëra politike të artikuluara nga drejtuesi i monopolit OSSH, janë të papranueshme. Faktet që dëshmojnë grabitjen u bënë publike nga përfaqësues politikë në momentin kur pavarësisht dijenisë së plotë për këtë grabitje, monopoli OSSH u mundua ta kalonte atë në heshtje duke pranuar edhe përfitimet monetare nga kjo grabitje. Monopoli OSSH është përfshirë në politikë qyshkur pranoi politikisht dhe jo ekonomikisht kërkesën elektorale të Sali Berishës për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike për vitin 2009, me efekt në zgjedhjet e qershorit, duke flakur tej një plan ekonomik me një rritje më të butë e të arsyeshme të çmimit të energjisë në vitet që do të pasonin, duke përfshirë edhe 2010, vijoi Braçe. Ai ritheksoi se grabitja me faturat e energjisë elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur të energjisë elektrike me fuqi ligjore nga 1 janari që në muajin dhjetor, nuk është një gabim njerëzor por një veprim i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm që ka arkëtuar për llogari të OSSH të ardhura të paligjshme, duke konsumuar veprën penale të vjedhjes së afro 1 milionë klientëve. Për ne alibia e përsëritur me gabime njerëzore, huazuar si e tillë nga sjellja kriminale e qeverisë së Sali Berishës me pasoja të rënda e të provuara si në Gërdec, është e papranueshme, shtoi Braçe. Sipas tij, Nuk mund të ketë gabim njerëzor në vijimësi dhe të shtrirë në afro 1 milion fatura që sipas ligjit janë titull ekzekutiv. Njerëzit po heqin bukën nga goja, po marrin borxh për ti paguar ato, tha Braçe.
Last Updated on E Shtune, 06 Mars 2010 22:32