E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH vijon grabitjen ndaj qytetarëve, 300 mijë lekë faturë për një llambë shkallësh

Reagimi i qytetarëve: Qysh se ka ardhur Prifti, po rrënohemi nga ekonomia

Edhe pas bujës që iu bë në media skandalit, ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në bashkëpunim me OSSH, vijon sistematikisht dhe me qetësi të garbisë qytetarët shqiptarë me anë të faturave të energjisë elektrike. Duke pasur si mburojë ministrin Prifti, OSSH, në mënyrë korruptive po rrënon ekonominë e qytetarëve çdo muaj me shuma marramendëse

me anë të mbifaturimit të energjisë. Më pas, parat e grabitura ndahen sipas kontributit në vjedhje, ku pjesën më të madhe natyrisht e merr ministri Prifti. Pas denoncimit të skandalit dhe reagimit të politikës, Prifti doli pa teklif sikur skishte ndodhur asgjë dhe premtoi se do të ngrinte një grup pune për të verifikuar faturat e fryra. Po ka mundësi që kryehajduti të hetojë veten e vet dhe instrumentin (OSSH) me të cilin zhvat miliona euro për çdo muaj? Kjo është një sikur me hedhur kripë në det. Megjithatë, edhe pas daljes së ministrit Prifti se do të hetojë OSSH, niveli i grabitjes së qytetarëve nuk ka ndryshuar aspak. Edhe gjatë ditës së djeshme, ku sportelet e shlyerjes së faturave punojnë me kohët pjesshme, qytetarët dilnin duke vënë duart kokës dhe të fantaksur nga shumat që ishin shënuar mbi faturën mujore. Të revoltuar dhe me një ndjenjë të pashpresë për të gjetur zgjidhje, qytetarët theksojnë se faturat kanë ardhur duke u fryrë çdo muaj më shumë qysh se ka Prifti ka ardhur në krye të Energjetikës. Ata denoncojnë edhe zyrat e ankesave të OSSH, për qëndrimet brutale dhe shpërfillëse që mbajnë nga tyre. Ja si shprehet një pensionistja, e cila për fat të keq jetonte vetëm pasi fëmijët i kishte jashtë. Unë marr pension 115 mijë lekë të vjetra në muaj. Fatura e energjisë elektrike më ka me 97 mijë lekë, në kushte kur në kohë normale unë nuk konsumoi më shumë se 25-30 mijë lekë. E njëjta histori është përsëritur edhe muaj e kaluar. Këto të OSHSH kujtojnë se unë jam plakë dhe nuk marr vesh nga këto punë. Kam shkuar te zyra e ankesave as që do të ia dije njeri. Madje, më këshilluar që të blej një nënsahat. Sesi nga na doli ky nënsahati tani nuk di. Por, me siguri që pas kësaj vjedhje kanë menduar të na grabisin sërish duke na shitur nënsahatë, theksoi ajo.

Organizimi i vjedhjes
Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Mirëpo thellimi i këtij fenomeni është konstatuar dhe denoncuar nga qytetarët me ardhjen e Dritan Priftit në krye të Ministrisë së Energjetikës. Nëse më parë ishte zyrtarizuar se OSSH i vidhte qytetarët në një masë të caktuar, me ardhjen e Priftit grabitja u bë e papërballueshme. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH.

Refuzimi i ankesave
Duke pasur mbështetjen e ministrit Prifti, OSSH ka refuzuar edhe ankesat e qyfterëve për fryrjet e faturave të energjisë elektrike. Askush nga qytetarët e grabitur nuk ka të drejtë të ankohet për faturat e fryra, në të cilat janë shtuar me qindra e mijëra kilovatorë që familjet konsumatore as nuk e imagjinonin ti konsumonin ndonjëherë. Refuzimi i ankesave bëhet me argumentet nga më të ndryshmet dhe më absurdet.


Abuzimet dhe heshtja e Prokurorisë
Vjedhja e qytetarëve me anë të faturave të paligjshme dhe të pajustifikuara nga OSSH, ka arritur kulmin në fillimin e muajt janar dhe po vijon më të njëjtin ritëm edhe në ditët e sotme. Me qindra mijëra qytetarë janë ankuar për shumat marramendëse të faturave dhe ende nuk është marrë asnjë përgjigje, përpos një deklarate të pashpresë të ministrit Prifti. Mirëpo, ndonëse vjedhja e OSSH po merr përmasa të jashtëzakonshme, Prokuroria e Përgjithshme vijon të heshtë dhe ende nuk ka bërë asnjë hap për të nisur hetimet. Përveç poetikës, janë edhe shumë qytetar që i kanë kërkuar Prokurorisë të bëjë detyrën.

Last Updated on E Shtune, 06 Mars 2010 21:32

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›