E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH pranon vjedhjen që ndaj qytetarëve

Pas reagimit të qytetarëve dhe politikës për vjedhjen e masive me anë të faturave të energjisë elektrike, OSSH pranoi zyrtarisht abuzimet si dhe premtoi se do të shqyrtonte të gjitha ankesat e qytetarëve. Mirëpo, megjithatë qytetarët përsëris janë përballur me të njëjtën arrogancë dhe shurdhëri, pasi zyrat e ankesave të OSHS nuk kanë pranuar asnjë ankimim.

Procedura standarde do të jetë që çdo konsumator mund të paraqesë ankesën e tij në lidhje me faturën në agjencinë lokale të OSSH. Çdo rast do të hetohet dhe vlerësohet individualisht. Ankesat të cilave ju është provuar vërtetësia do të zgjidhen me kompensimin e plotë të shumës së faturuar gabimisht, ka bërë të ditur OSSH. Në një deklaratë për Mediat, OSSH ka tentuar të qartësojë pozicionin e saj në lidhje me fryrjen e faturave gjatë muajve të fundit por edhe për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë që në muajin dhjetor. Duke pranuar vjedhjen e që iu ka bërë qytetarëve, OSSH shprehet se nuk ka pasur sesi ti ta heqë rritjen e çmimit të energjisë për faturat e dhjetorit.

Last Updated on E Shtune, 06 Mars 2010 22:42

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›