Skema ; Sigurimet shëndetësore do të shërbejnë edhe për spitalet
Me bindjen dhe guximin se çdo gjë mund të arrihet me vullnet të mirë, ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, ka prezantuar dje tentativën më të re të dikasterit që drejton, futjen në skemën e sigurimeve shëndetësore të 12 spitaleve rajonale. Sipas Godos, modeli i ri për futjen e spitaleve rajonale në këtë skemë është padyshim një nismë e guximshme, por që realizohet. Aktualisht spitali i Durrësit është i vetmi që financohet nga skema e sigurimeve shëndetësore në vendin tonë.
Sigurimet
Në kuadrin e reformimit të sistemit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë organizoi dje në hotel “Adriatik” në Durrës një takim për “Njohjen e eksperiencës së Spitalit të Durrësit dhe mundësinë e shtrirjes së financimit të spitaleve nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH)”. Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, e cila e cilësoi reformën spitalore si më të rëndësishmen në sistemin shëndetësor, tha se buxheti nuk i plotëson nevojat që shëndetësia ka dhe çka ajo kërkon, ndaj ndihet nevoja dhe domosdoshmëria e një mirë menaxhim. "Ballafaqimi me përvojën e krijuar nga zbatimi i projektit pilot në spitalin rajonal të Durrësit do të shërbejë si model për futjen e sistemit spitalor në skemën e ISKSH-së në të gjitha spitalet e vendit", - tha Godo.
I pranishëm në konferencë ishte edhe zv.kryeministri Genc Pollo, i cili theksoi se “qeveria synon krijimin e një sistemi financiar të matshëm nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, i cili në të ardhmen do të menaxhojë burimet financiare të krijuara në sistemin spitalor dhe shëndetësor në përgjithësi”.
"Raporti i fundit i “Transparency International” vuri në dukje problematikat që krijojnë në dëm të qytetarëve ryshfetet e dhëna për mjekët në spitalet tona", - nënvizoi zv.kryeministri Pollo, duke shtuar se kjo konferencë, duke vlerësuar në mënyrë objektive dhe profesionale përvojat pozitive në spitalin rajonal të Durrësit, do të shërbejë për hartimin e një drafti ligjor për skemën e financimit të kujdesit shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Tritan Shehu, theksoi se "politikat zhvilluese në sistemin shëndetësor synojnë të ndryshojnë mënyrën e financimit të spitaleve".
Sipas tij, ky financim duhet kryer vetëm nga ISKSH, i cili kthehet në një administrues të ardhurave të siguruara nga ky sektor, ndërsa MSH do të punojë për hartimin e politikave dhe strategjive për përmirësimin e mëtejshëm të këtij sistemi.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, me cilësinë e kryetares së bordit drejtues të spitalit të Durrësit dhe drejtori i spitalit rajonal të Durrësit, Neritan Myderrizi, kumtuan më pas përvojat e projektit të zbatuar në spitalin e Durrësit për skemën e sigurimeve shëndetësore.
Çfarë u siguron skema e sigurimeve shëndetësore spitaleve
Shtrirja e skemës së sigurimeve shëndetësore në shërbimin spitalor siguron përmirësimin e cilësisë së shërbimit spitalor nëpërmjet rritjes së financimit dhe ofrimit të shërbimeve të reja. Gjithashtu, rritjen e autonomisë administrative në drejtimin dhe funksionimin e spitalit.
Plani i ri rregullues
Tirana, zona me zhvillim miks
Plani i ri rregullues i Tiranës do të jetë një tërësi instrumentesh të pleksura së bashku, prej të cilave pritet edhe nxitja e zhvillimit të kryeqytetit në dekadat e ardhshme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka prezantuar dje draftin e planit të ri rregullues për kryeqytetin. Ky plan është cilësuar si një rregullator që mundëson bashkëveprimin mes interesit publik dhe atij privat, bashkëveprim në fusha të ndryshme të jetës, si mjedis, ekonomi, arsim, transport. Plani rregullues do të kalojë përmes disa fazash konkrete veprimi, të shoqëruara me investimet përkatëse në infrastrukturë, si dhe studime të detajuara për zonat e para prioritare të ndërhyrjes, nga ku mund të fillojë zbatimi i planit.
Ky proces do të maturohet përmes dëgjesave dhe konsultimeve publike, të cilat janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në të ardhmen, për të rrahur mendime me komunitetin dhe grupet e interesit. Gjatë dëgjesës së parë publike për prezantimin e planit të ri rregullues të kryeqytetit, në ambientet e TOB-it, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, u shpreh se “në vitin 2020 ne do të kemi mesatarisht edhe 400.000 banorë më shumë. Ky plan na jep mundësi të garantojmë 200 mijë vende të reja pune, na jep mundësi të shtojmë 175 ha gjelbërim, në një qytet ku në vitin 2000 kishte 3.1 metër katrorë gjelbërim për person dhe sot ka 4.3 metër katror gjelbërim për person. Për zonat informale, Rama tha: “Zonat informale në këtë plan nuk janë parë si pengesë, por si një shteg mundësish për një cilësi jete. Në të gjitha zonat informale vërtet ka rrugë të ngushta, por ka oborre të gjera dhe të gjitha ato oborre të gjera janë potencial për rritjen e përmasës së gjelbër”.
Plani synon të mbrojë burimet natyrore, të zonave delikate si lumenjtë e liqenet, zonat kodrinore, duke kufizuar ndërtimet në to, të përmirësojë gjendjen ekzistuese të strukturës urbane, nëpërmjet krijimit të hapësirave publike, parqe lulishte dhe të krijojë akses në zonat tashmë të formuara, me hapjen e rrugëve të reja. Të orientojë zhvillimet e reja, me krijimin e poliqendrave dhe transformimin e zonave ish–industriale, të degraduara dhe të zonave të pastrukturuara apo pa identitet urban, në vende shkëmbimi të kulturave dhe të mirave materiale.
Synohet organizimi i një transporti të integruar, stacione të reja treni, krijim i korsive të dedikuara për transportin publik apo biçikletat si dhe parkimet publike.
Tërësia e tyre mendohet të sjellë uljen e lëvizjes së mjeteve motorike private dhe rrjedhimisht aksesimin e menjëhershëm të qendrave të qytetit, nga çdo grup-moshë, si dhe uljen e rëndesës së trafikut dhe ndotjes së ajrit.
Çfarë synon të sjellë plani për qytetin
Të akomodojë rritje të popullsisë prej 400.000 banorësh, për dekadën e ardhshme.
Të promovojë zhvillimin ekonomik që të sigurojë 200.000 vende të reja pune.
Të shtojë sipërfaqet e gjelbra me 175 hektarë gjelbërim.
Plani rregullues, do të ketë studime të tjera:
-studimi i transportit të integruar
-studimi ekonomik – hapësinor
-strategjia për mjedisin
-rikualifikimet urbane
-projekte zbatimi të rrugëve, si ai i Unazës së Madhe, Unazës së Vogël etj.