Michelle Pfeiffer, mbretëresha e bukurisë natyrale
Ajo është ndër aktoret më të bukura të të gjitha kohërave. E konsideruar si fytyra me simetrinë më të përkryer, portreti i Michele Pfeiffer është bërë shpesh referencë e shumë femrave që i janë drejtuar kirurgjisë plastike.
Pavarësisht se i ka kapërcyer të 53 vjetët, duket sikur Michelle është bekuar me bukurinë e përjetshme. Fytyra, sytë, buzët dhe buzëqeshja e saj sjellin natyrshëm shenjat e moshës, por me një bukuri që mbetet e pacenuar.
Të gjithë ata që e mbajnë mend në një ndër rolet e saj të para, e dashura e Toni Montanës në Njeriu me shenjë, janë të mendimit se edhe 28 vjet më pas, Michelle ruan të njëjtën fytyrë të paprekur nga kirurgjia plastike apo botoksi.
Gjatë daljes së saj të fundit në Ziegfeld Theatre në Nju York, për promovimin e filmit të saj New Years Eve, ajo nuk mund të kalonte pa u vënë re. Mediat e kanë përzgjedhur menjëherë si mbretëresha antibotoks.