E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni i PE-së- Topit: Bashkëpunimi mes partive të japë rezultate pozitive

( I përditësuar)- Delegacioni i Parlamentit Evropian takoi Presidentin Bamir Topi. Gjatë këtij takimi u vlerësua zgjidhja e ngërçit politik në vend dhe nisja e bashkëpunimit mes palëve për të përmbushur reformat.

Përfaqësuesit e delegacionit të PE-së u shprehën në takimin e me Topin se kanë shpresa të mëdha që bashkëpunimi mes klasës politike të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave madhore të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë.

Kreu i shtetit Bamir Topi tha se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jetë i bazuar tërësisht në performancë dhe meritë, pasi realizimi i reformave është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Topi vlerësoi se pas dy vjetësh ngërçi politik, perspektiva evropiane ka treguar se është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit ndërmjet klasës politike në vend. Kreu i shtetit vuri në dukje gjithashtu se ngritja e Komisionit ad hoc për Reformën Zgjedhore dhe Grupit të Punës për rishikimin e rregullave të Kuvendit.

**********

Stabilizim-Asociimi, Kukan dhe Fajon takojnë sot në Tiranë krerët e shtetit

Sot në Tiranë është planifikuar vizita e një grupi përfaqësuesish nga Parlamenti Evropian PE-së në kuadër të takimit të 4-të BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Delegacioni i PE-së do të kryesohet nga shefi për Evropën Juglindore në KE Eduard Kukan me pjesëmarrjen e europarlamentarëve Victor Bostinaru, nënkryetar i grupit S-D Rumani, Antonio Cancian nga EPP Itali, Tanja Fajon S-D Slloveni, Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.

Gjatë ditës së sotme delegacioni i PE-së do të zhvillojë takim me presidentin Bamir Topi, me krye-parlamentaren Jozefina Topalli, me kreun e PS-së Edi Rama dhe me ministrin e Drejtësisë Eduart Halimi.

Ndërsa ditën e nesërme delegacioni i Parlamentit Evropian do të marrë pjesë në takimin e 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›