Zbehet "Triumfi", 4 të arrestuar në liri
Gjykata e Rrethit të Tiranës ka liruar katër prej të arrestuarve të
operacionit "Triumfi", të akuzuar për trafikim të klandestinëve.
Ferdinand Caci, Ramiz Shahini, Gurali Bardhi dhe Fatmir Tato janë
liruar nga gjyqtari i gatshëm, Artan Broci, i cili caktoi ndaj tyre masën
e sigurisë "detyrim paraqitjeje". Burime nga Gjykata e Rrethit Tiranë
thanë se katër të dyshuarit që rifituan lirinë kanë mohuar trafikun
dhe përfshirjen e tyre në këtë rrjet. Sakaq, Gurali Bardhi i ka ofruar
gjykatës 5 mijë euro garanci pasurore për lirimin e tij. Ndërsa Tato,
pas një ballafaqimi të bërë në gjykatë me të pandehurin Dashamir
Halilaj, ka rezultuar se nuk ka pasur njohje me të. Po dje gjykata caktoi
masën e sigurisë "arrest me burg" për të pandehurit: Luan Klosi,
Ilir Balliu, Dashamir Halilaj, Korab Lama, Myftar Prengezaj, Ardian
Berisha, Përparim Lama, Fatmir Vukaj, Thanas Todhri, Astrit Hasa.
Të pandehurit ranë në pranga tri ditë më parë në sajë të operacionit
të koduar "Triumfi". Nga hetimet ka rezultuar se ata realizonin
kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet vizave false.