Obama: Të mbyllet burgu i Guantanamos
Presidenti amerikan,
Barak Obama, ka vijuar
në ditën e tij të dytë të
punës të shkëputet nga
politika e paraardhësit të tij,
Bush, duke firmosur këtë herë
mbylljen e burgut të Guantanamos,
në Kubë. Veç kësaj ai pritet
që shumë shpejt të emërojë
edhe të dërguarit e posaçëm
për pikat e nxehta të konflikteve
në botë, si në Lindjen e Mesme
dhe Iran, duke tentuar kështu të
ndreqë edhe imazhin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë. Java e parë e punës së Presidentit
të ri pritet të shënojë
shumë nënshkrime zyrtare që
hedhin poshtë politikën e deritanishme
të Shtëpisë së Bardhë
si për çështje brenda vendit,
ashtu edhe për ato jashtë tij.
Për sa i përket Guantanamos,
Obama vendosi një afat prej
një viti për mbylljen e burgut,
duke ndërprerë menjëherë të
gjitha llojet e keqtrajtimeve
ndaj të burgosurve. Burgu i
Guantanamos në Kubë, ku të
burgosurit janë mbajtur me vite
të tëra pa u nxjerrë në gjyq dhe
pa u përballur me akuza konkrete,
madje duke u keqtrajtuar
në mënyrë çnjerëzore në disa
raste, e ka prishur dhe dëmtuar
shumë imazhin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë. Pas nënshkrimit të urdhrit
ekzekutues, Obama tha:
"Mesazhi që po çojmë në botë
është se Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë ndërmend të
vazhdojnë luftën e tyre kundër
dhunës dhe terrorizmit dhe kjo
do të bëhet përmes vigjilencës
së plotë. Ne do ta bëjmë një gjë
të tillë në mënyrë të efektshme
e në përputhje me vlerat dhe
idealet tona". Obama ka bërë
dje edhe një vizitë në Departamentin
e Shtetit, ku po dje ka
filluar punë si shefe e departamentit
edhe Sekretarja e re e
tij, Hilari Klinton, pas miratimit
që kandidatura e saj mori nga
Senati një ditë më parë. Kjo
vizitë e Obamës është shumë
domethënëse, sepse tregon
urgjencën e tij për të trajtuar
çështjet e politikës së jashtme
në mënyrë urgjente. Obama
do të ketë një angazhim më të
madh jashtë vendit nga paraardhësi
i tij, i cili u akuzua për
një diplomaci të cunguar dhe
shumë vetmitare e arrogante.
Fokusi i tij do të jenë edhe
lufta kundër terrorizmit dhe
luftërat në Irak dhe në Afganistan.
Sot Obama mund të
emërojë edhe të dërguarin e
parë të posaçëm të Shtëpisë së
Bardhë në Lindjen e Mesme,
ish-senatorin Xhorxh Miçell,
një diplomat ndërkombëtar.
Detyra e tij e menjëhershme do
të jetë rindërtimi i lidhjeve mes
palestinezëve dhe izraelitëve,
për t‘i hapur rrugë rinisjes së
bisedimeve të paqes. Bush gjatë
8 viteve të qeverisjes së tij mori
shumë kritika në lidhje me Lindjen
e Mesme dhe angazhimin e
tij të pakët në paqen e këtij rajoni.
Ndërsa emri i Riçard Hollbrukut
është përfolur shumë si personi
që do të mbulojë çështjen e Irakut
dhe të Afganistanit. Në frontin e
brendshëm me tregjet në kaos
dhe rritjen e vazhdueshme të
papunësisë, Obama organizoi
një takim me gjithë këshilltarët
e tij ekonomikë për të gjetur
rrugëdalje sa më të shpejtë.
Barak Obama, ka vijuar
në ditën e tij të dytë të
punës të shkëputet nga
politika e paraardhësit të tij,
Bush, duke firmosur këtë herë
mbylljen e burgut të Guantanamos,
në Kubë. Veç kësaj ai pritet
që shumë shpejt të emërojë
edhe të dërguarit e posaçëm
për pikat e nxehta të konflikteve
në botë, si në Lindjen e Mesme
dhe Iran, duke tentuar kështu të
ndreqë edhe imazhin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë. Java e parë e punës së Presidentit
të ri pritet të shënojë
shumë nënshkrime zyrtare që
hedhin poshtë politikën e deritanishme
të Shtëpisë së Bardhë
si për çështje brenda vendit,
ashtu edhe për ato jashtë tij.
Për sa i përket Guantanamos,
Obama vendosi një afat prej
një viti për mbylljen e burgut,
duke ndërprerë menjëherë të
gjitha llojet e keqtrajtimeve
ndaj të burgosurve. Burgu i
Guantanamos në Kubë, ku të
burgosurit janë mbajtur me vite
të tëra pa u nxjerrë në gjyq dhe
pa u përballur me akuza konkrete,
madje duke u keqtrajtuar
në mënyrë çnjerëzore në disa
raste, e ka prishur dhe dëmtuar
shumë imazhin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë. Pas nënshkrimit të urdhrit
ekzekutues, Obama tha:
"Mesazhi që po çojmë në botë
është se Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë ndërmend të
vazhdojnë luftën e tyre kundër
dhunës dhe terrorizmit dhe kjo
do të bëhet përmes vigjilencës
së plotë. Ne do ta bëjmë një gjë
të tillë në mënyrë të efektshme
e në përputhje me vlerat dhe
idealet tona". Obama ka bërë
dje edhe një vizitë në Departamentin
e Shtetit, ku po dje ka
filluar punë si shefe e departamentit
edhe Sekretarja e re e
tij, Hilari Klinton, pas miratimit
që kandidatura e saj mori nga
Senati një ditë më parë. Kjo
vizitë e Obamës është shumë
domethënëse, sepse tregon
urgjencën e tij për të trajtuar
çështjet e politikës së jashtme
në mënyrë urgjente. Obama
do të ketë një angazhim më të
madh jashtë vendit nga paraardhësi
i tij, i cili u akuzua për
një diplomaci të cunguar dhe
shumë vetmitare e arrogante.
Fokusi i tij do të jenë edhe
lufta kundër terrorizmit dhe
luftërat në Irak dhe në Afganistan.
Sot Obama mund të
emërojë edhe të dërguarin e
parë të posaçëm të Shtëpisë së
Bardhë në Lindjen e Mesme,
ish-senatorin Xhorxh Miçell,
një diplomat ndërkombëtar.
Detyra e tij e menjëhershme do
të jetë rindërtimi i lidhjeve mes
palestinezëve dhe izraelitëve,
për t‘i hapur rrugë rinisjes së
bisedimeve të paqes. Bush gjatë
8 viteve të qeverisjes së tij mori
shumë kritika në lidhje me Lindjen
e Mesme dhe angazhimin e
tij të pakët në paqen e këtij rajoni.
Ndërsa emri i Riçard Hollbrukut
është përfolur shumë si personi
që do të mbulojë çështjen e Irakut
dhe të Afganistanit. Në frontin e
brendshëm me tregjet në kaos
dhe rritjen e vazhdueshme të
papunësisë, Obama organizoi
një takim me gjithë këshilltarët
e tij ekonomikë për të gjetur
rrugëdalje sa më të shpejtë.