E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goodwin, arroganti që rrënoi RBS

Arroganca e ish-shefit të Bankës
Mbretërore të Skocisë, (ish- ban
ka e dytë më e fuqishme e
Mbretërisë së Bashkuar, që ka
pësuar humbje shumë të rënda nga kriza
financiare dhe grykësia e drejtuesve
të saj) ka qenë një nga tiparet e tij më të
dukshme. Fred Goodwin ishte një bankier
që mendonte se dinte çdo gjë më mirë
se të tjerët, përbuzte dhe injoronte
kundërshtarët dhe i kishte mbushur
mendjen vetes se për sa i përket shkrirjes
së bankës së tij me banka të tjera ndërkombëtare,
kudo që këto ndodheshin në
SHBA, Kinë, apo Holandë, ishte mendja
e vetme gjeniale në qarkullim. Në fakt,
ajo që gatoi shefi i madh i bankës së madhe
ishte një gjëmë e vërtetë financiare,
ose më mirë një seri gjëmash. Banka e tij,
njëra prej bankave më të mëdha të botës
dhe kredidhënëse e korporatave më të
fuqishme të saj, u shndërrua në një
bankë të mbytur në borxhe. Humbja e
fundit e regjistruar prej saj ishte 60 miliardë
dollarë dhe konsiderohet si humbja
më e madhe e pësuar nga një kompani
britanike. Me gjithë këtë kurrikulum
katastrofik, deri në ditën e fundit të qëndrimit
të tij në bankë, në nëntorin që shkoi,
Goodwin përdori të njëjtën mënyrë
sjelljeje arrogante që e karakterizoi përgjatë
viteve të punës. Ish-shefi ekzekutiv
e konsideroi procesin e marrjes së kapitalit
shtetëror nga ana e bankës në nëntor
si një veprim të detyruar dhe jo të
marrë si pasojë e negociatave mes palëve.
Kjo, pavarësisht faktit që banka e tij kishte
muaj të tërë që përpiqej e dëshpëruar
t‘i shpëtonte falimentimit, që do të kishte
qenë i sigurt nëse Kryeministri Braun
nuk do të kishte aprovuar paketën e parë
të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh, të
gjitha para të taksapaguesve. Goodwin
ishte nga ata shefa bankash, si shumë të
tjerë të sërës së tij, që kishte kohë që besonte
në mitin e tij. Vetëbesimi i tejfryrë i
Goodwin doli dukshëm dhe shëmtuar në
pah gjatë rivalitetit me një tjetër bankë
të fuqishme dhe me emër të mirë britanike,
"Barklays". Në vitin 2007, të dyja
bankat synonin shkrirjen me bankën
holandeze "ABN Amro". Në atë periudhë,
sapo kishin filluar të shfaqeshin
shenjat e para të krizës financiare me
"dallëndyshen" e parë viktimë, bankën
"Northern Rock". Injoranca e Goodwinit
që nuk u vu re as nga anëtarët e shumtë
të bordit të bankës, ishte se ai nuk po e
kuptonte që bota financiare sapo kishte
nisur të ndryshonte në mënyrë dramatike.
Mendjeshkurtësia e tij vazhdoi edhe
në korrik të 2008-ës, kur vuri dorë në fondet
e pensioneve dhe sigurimet, pavarësisht
paralajmërimit të vazhdueshëm të
Fondit Monetar Ndërkombëtar për
shpërthimin e krizës më të rëndë finan-
ciare në botë që nga periudha e Depresionit
të Madh. Edhe këto paralajmërime
nuk e lëkundën aspak vetëbesimin e tij.
Edhe pas fundit të korrikut të vitit të kaluar,
shefi dhe shefat e mëdhenj nuk hoqën
dorë nga shpenzimet e tyre ekstravagante
për pajisjet e zyrave dhe mënyrën
e jetesës që mbështetej financiarisht nga
bonuse jashtëzakonisht të majme. Shkelja
e tij ishte arrogante, jo vetëm ndaj
varësve direkt dhe kundërshtarëve, por
edhe gazetarëve të shtypit, që i kishin
vënë prej kohësh në dyshim aftësitë
menaxhuese, madje që kur bëri marrinë
e parë të dukshme me blerjen e "ABN
Amro" me një çmim tepër të lartë që
shënoi edhe fillimin e fundit të Bankës
Mbretërore të Skocisë.
Kjo blerje konsiderohet edhe sot si më
e shtrenjta në historinë e blerjeve bankare
në rang botëror. Goodwin, deri në
fund, ishte i bindur se shkalla e humbjeve
do të ishte e përballueshme dhe se
shumë shpejt, paratë e shpenzuara do të
sillnin para të tjera të shumëfishuara. Më
e rëndë është fakti që vetëbesimi i tij i tepruar
ishte ngjitës. Për një biznesmen që
i drejtohet shtypit është normale që të
shfaqet me tone të larta vetëbesimi dhe
optimizmi. Një pjesë e mirë e gazetarëve
dhe analistëve ekonomikë menduan se
blerja e bankës holandeze me çmimin e
lartë ishte vërtet një sukses financiar i
Bankës Mbretërore të Skocisë. Por një
"magji" e tillë nga ana e Goodwin nuk
zgjati shumë, sepse kriza u shfaq menjëherë
dhe ëndrra e madhe e bankierit u
shemb si kështjellë në erë. Pyetja që këta
gazetarë dhe analistë i bëjnë vetes tani,
pas kolapsit dhe shkatërrimit të bankës,
është shumë e qartë: Goodwin ishte një
mashtrues që e bëri gjithçka qëllimisht,
apo ishte një i çmendur dhe delirant?
Bankat si edhe politikanët, në okazionet
arsenalin e tyre për t‘u shfaqur të sigurt,
optimistë e në mirëqenie të plotë. Kjo lloj
manovre është veçanërisht e rëndësishme
në rastet e institucioneve financiare,
ku besimi është një çështje kyç. Sigurisht
që Goodwin nuk pritej që të dilte e
të deklaronte se kishte gabuar rëndë, por
shkalla e naivitetit të tij në dritën e ndryshimeve
rrënjësore që po pësonte
sistemi financiar botëror dhe veçanërisht
ai britanik, ishte i jashtëzakonshëm dhe
i pakrahasueshëm.
Spiralja e humbjeve për Bankën
Mbretërore të Skocisë që nga takimi i fundit
optimist i Goodwin me shtypin në
korrik të vitit 2008 ka qenë e jashtëzakonshme.
Banka, me një origjinë shumë të
vjetër, me zanafillë vitin 1727 kur u ngrit
për të rivalizuar bankën "Jacobite", aktualisht
është shtetëzuar në pjesën e saj më
të madhe. Shteti ka 70 për qind të aksioneve.
Vetëm pak ditë pas konferencës plot
vetëbesim që dha para shtypit Goodwin,
banka shpalli një humbje prej 1 miliard
dollarësh, e cila, e krahasuar me këtë të
fundit prej 60 miliardësh, duket shumë
qesharake. Ajo çka vazhdon të jetë
shqetësuese me bankën është se, pavarësisht
se në krye të saj kanë ardhur njerëz
të rinj që po tentojnë të vënë në vijë
punët, ato janë aq të koklavitura sa vështirësitë
sa vijnë e bëhen më të mëdha.
Ndër problemet më të mëdha me të cilat
po përballet banka, që janë në fakt të së
njëjtës natyrë me problemet e të gjitha
bankave në krizë, mund të përmendim
kreditë e mëdha të pashlyera, kryesisht
kreditë e marra nga oligarkët rusë, të
cilëve u janë shkatërruar bizneset dhe
nuk kanë mundësi që t‘i kthejnë më.
Vështirësia rritet me uljen e çmimeve të
pasurive të patundshme, që kanë nxjerrë
jashtë loje shumë kolaterale. Ajo çka të
bën përshtypje është se, pavarësisht
gjithë katastrofës që gatoi, Fred Goodwin
do të ketë një pension të qetë e të lumtur
me paratë e rrogave të majme e bonuseve
me gjashtë shifra. Sigurisht që Fred nuk
do të ketë më suitën e tij private në hotelin
"Savoy" në Londër, apo çarterin personal
me të cilin udhëtonte shpesh, pavarësisht
kostos së jashtëzakonshme,
por atë nuk do ta prekin hallet dhe krizat
financiare me të cilat po përballen aksionerët
apo depozituesit e klientët e thjeshtë
të bankës. Në 2007-ën, viti i fundit i
plotë i tij në krye të bankës, ai futi në xhep
vetëm nga paga vjetore 10 milionë dollarë,
ndërsa bonuset i kalojnë të 10 milionë
dollarët.
Për më tepër, ai i ka rregulluar punët
në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë
problem ligjor nga ana e aksionerëve apo
nga persona që kanë pësuar prej mendjemadhësisë
e arrogancës së tij humbjet
më të mëdha të jetës. Në qendër të
vetëbesimit të madh në operacionin e
shkrirjes së bankës së tij me "ABN Amro"
qëndronte përvoja e tij e suksesshme
gjatë viteve të mbara për bankat kur kreditë
jepeshin të shumta dhe me përqindje
të lartë. Ai ishte ndër të parët që mbështeti
strategjinë e shtimit të kredive, kryesisht
atyre korporative.
Vetëbesimi i këtyre viteve e bëri të
"binte në dashuri: me veten dhe të verbër
ndaj ndryshimeve më të mëdha financiare
të shekullit. Megjithatë, ai nuk
është fajtori i vetëm i situatës katastrofike
të Bankës Mbretërore të Skocisë. Në
të gjitha veprimet e tij, ai u mbështet fuqishëm
dhe pa hezitimin më të vogël nga
një bord drejtorësh që nuk guxuan kurrë
t‘i hiqnin as presjen strategjisë së njeriut
që e konsideronin si "maestroja" financiar.
Për më tepër, në vendimin e tij për
blerjen e bankës holandeze, ai u nxit
edhe nga disa këshilltarë financiarë të
CITY-t, (Qendra Financiare Londineze) të
cilët përfituan shuma të jashtëzakonshme
parash nga shkrirja me "ABN
Amro".
Por, faktori më i rëndësishëm dhe më
vendimtar ishte egoja e tij e sëmurë, që
në fund të fundit u shndërrua edhe në
varrmihësen e karrierës. Egoja e bëri
Goodwin një delirant në lidhje me aftësitë
dhe pushtetin e tij pa kufi në
drejtimin e njërit prej institucioneve më
të fuqishëm financiarë në botë. Prej egos,
ai nuk arriti të shihte ndryshimin e kohëve
dhe rënien e perandorive financiare
të ngritura mbi lakminë dhe mashtrimin
e një pakice ndaj shumicës. Në
përfundim të kësaj historie shkatërrimi
për shkak të arrogancës e lakmisë së
Goodwin dhe vetë Bankës Mbretërore të
Skocisë, ai që del i humbur është qytetari
i thjeshtë dhe vendi në përgjithësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›