Sarkozi, Napoleoni i ri?
Burrë shtatvogël. Ide të
mëdha. Bashkëshorte të
mrekullueshme. Ngjashmëritë
mes Nikolas Sarkozi dhe
Napoleon Bonapartit janë të
shumta e të dukshme dhe tani
janë eksploruar në një libër të shkruar
nga analisti politik më në zë
në Francë. Që të dy do të kujtohen
si njerëz që u hynë sfidave me vrull
të pazakontë. Që të dy u ndihmuan
në rrugën drejt pushtetit
nga gra të bukura, me të cilat patën
raporte të stuhishme. Që të dy besuan
se qenë zgjedhur nga fati për
të rindërtuar Francën, dhe, mbi të
gjitha, për të ndryshuar mendimin
që francezët kanë për vetveten.
Që të dy janë të njohur për
maninë për të qenë në qendër të
vëmendjes.
Që të dy kanë prapa sfonde aristokratike
(jo domethënëse) dhe
kanë ushqyer një lloj urrejtjeje për
elitën pariziene. Që të ty, prej fillimeve
më të hershme të karrierës,
kanë zbuluar rëndësinë e mediave
dhe janë kapur pas saj deri në
masën e obsesionit. Gjatësia
trupore ka ngjallur që në fillim ngjashmëri
të fortë mes Napoleon
Bonapartit dhe Nikolas Sarkozisë.
Presidenti Sarkozi është saktësisht
po aq i gjatë sa Perandori i
famshëm, 1 metër e 65 centimetra,
gjatësi që, në fakt, ishte më se e
respektueshme në kohët e Napoleonit.
Pjesa më e madhe e krahasimeve
Napoleon/Nikolas, të nisura
në çastin kur Sarkozi u bë President
i Francës, 20 muaj më parë,
kanë qenë të shkurtra dhe më së
shumti fyese, veçanërisht në Gjermani,
vend që përtyp me vështirësi
si Napoleonin ashtu edhe "Nikoleonin".
Opinionisti më në zë politik në
Francë, Alan Duhamel, ka eksploruar
këto kohë paralelet interesante
mes dy burrave, duke i kushtuar
kësaj teme një libër të tërë.
Franca e sheh edhe sot me një
adhurim obsesiv karakterin dhe
trashëgiminë e Napoleonit. Harta
e rrugëve të Parisit është e mbushur
plot e përplot me atribute mbi
gjeneralët e Perandorit të madh,
triumfet, ushtritë, traktatet,
ndërkohë që nuk ekziston ndonjë
shesh apo bulevard që mban emrin
e tij.
Atëherë bëhet fjalë për një libër
kritik? Jo, aspak. Libri i analistit
Duhamel flet me pozitivizëm për
të dy burrat. Ajo që bie në sy është
që krahasimi shtrihet mes viteve
1799 dhe 1804 të Bonapartit, kur
gjenerali i ri nga Korsika vuri rregullin
në katrahurën postrevolucionare.
Si Konsull i Parë, Bonaparti
hodhi themelet e shtetit modern
francez, nga Kodi Civil, te franga,
te Legjioni i Nderit, te kolegjet ku
do të edukohej "elita".
Duhameli e ndërpret krahasimin
në vitet 1804-‘15 të Napoleonit,
kur Bonaparti kurorëzoi
vetveten Perandor dhe hyri në një
spirale tiranie e megalomanie që
u mbyll në Vaterlo. "Presidenti i
gjashtë i Republikës së Pestë i ngjason
më shumë Konsullit të Parë,
të ashpër dhe enigmatik, shkatërrues
e të brishtë, plot ide e të torturuar
prej ndjenjave të fajit, më
shumë se Perandorit, të ashpër e
të paafrueshëm, brutal e të parezistueshëm,
triumfues e tragjik",
shkruan në libër Duhamel. Sipas
autorit, Bonaparti i hershëm i
kushtoi shumë energji nevojës për
vendosjen e rregullit, ecjes përpara
e progresit. "Bonapartizmi,
thotë Duhamel, për herë të parë
në historinë franceze, arriti të kombinojë
me sukses rregullin me
lëvizjen".
Sarkozi, autoritar e ikonoklastik,
konservator moralisht e reformist
politikisht, është rimishërimi
i Konsullit të Parë në shekullin
XXI: "Një Bonapart me kostum civil".
"Që të dy i kishin vënë vetes
qëllim që Franca të ndërronte faqe
njëherë e mirë. Që të dy e konsideronin
veten ndërtues të një kombi
të madh, por të brishtë... që të
dy ushqyen besimin se u përkiste
vetëm atyre ringjallja e besimit,
rivendosja e rregullit, por mbi të
gjitha modernizmi, reformimi,
rinovimi... Që të dy luftuan kundër
kohës, duke u përfshirë në një
betejë të pandërprerë kundër
bllokadave, rezistencës, konservatorizmit".
Autori Duhamel pranon se ekzistojnë
edhe të tjera ngjashmëri,
por më pak të bukura. Ashtu si
Napoleoni, edhe Sarkozi është
nervoz dhe i paduruar, me tik-e të
çuditshme fizike. Që të dy
shpërthejnë në reagime tejet të
ashpra kundrejt vartësve. Që të dy
kanë treguar se dinë të bien lehtë
në kurthet e pasurisë e pushtetit.
Që të dy, me maninë për t‘u zhytur
në detajet më të parëndësishme të
politikës: Napoleoni shkroi një
edikt mbi të ardhmen e teatrit kombëtar
francez nga Moska në
flakë e vitit 1812. Sarkozi u përfshi
në një replikë ku nuk munguan as
fyerjet me një peshkatar në vitin
2007, kur përpiqej t‘i jepte zgjidhje
një mosmarrëveshjeje mbi peshkimin.
Që të dy të verbër përpara
rëndësisë së dekorimeve. Napoleoni
ia hoqi kurorën perandorake
Papës nga duart, për ta vënë vetë
mbi krye në vitin 1804. Sarkozi ftoi
komedianin më gojështhurur të
merrte pjesë në delegacionin që e
shoqëroi gjatë takimit me Papën
Benedikti në vitin 2007.
Bonaparti ishte prej politikanëve
të parë që i kushtoi rëndësi
parësore propagandës dhe kontrollit
mbi mediat. Edhe kur ishte
gjeneral i ri, kishte krijuar gazetën e
vet për të zbukuruar e trumbetuar
fushatën ushtarake në Itali. Me t‘u
ngjitur në pushtet, nuk kishte rrugë
tjetër, veç adhurimit të figurës së tij.
Nikolas Sarkozi u akuzua për
përpjekje për të vënë nën kontrollin
e vet mediat, duke marrë përsipër
të drejtën e zgjedhjes së
numrit një të televizioneve
franceze. Si rezultat, thotë Duhamel,
të dy burrat "edhe adhurohen,
edhe urrehen. Askush nuk
largohet pa dhënë opinionin e tij".
Duhamel vëren se gjërat përkeqësohen
kur vjen fjala te mënyra se
si të dy kanë kërkuar të dominojnë
skenën politike, duke kërkuar me
çdo kusht të vënë gjithçka nën
kontroll. Që të dy krijuan perspektiva
që me shumë gjasa vështirë të
përmbusheshin.
Presidenti Sarkozi mund të
ketë gjetur kohën për të lexuar
një tjetër libër, i shkruar nga një
mik i ngushtë i tiji, politikani i kudondodhur
Alan Mink. "Une Histoire
de France" është një vepër
brilante ku tregohen 2 mijë vitet
e historisë së Francës nga këndvështrimi
i një politikani të shkathët
të shekullit XXI. Mink
është një prej kritikëve më të njohur
të Napoleonit. Nuk heq vija
paralele mes Perandorit dhe
mikut të vet, Presidentit Sarkozi.
Por vëren se "kalërimi i pakontrollueshëm
(i karrierës së Napoleonit),
i përcaktuar nga nevoja e
panginjshme për veprime të reja,
por pa një vizion të përgjithshëm
strategjik" do të vihej rëndë ne
rrezik edhe nga dështimi apo disfata
më e vogël.
Duhameli argumenton në të
njëjtën mënyrë mbi Presidentin
Sarkozi. Por a do të arrijë miti i
Sarkozisë t‘i bëjë ballë dy faktorëve
që kanë pushtuar skenën
e sotme: krizës ekonomike dhe
Presidentit Barak Obama?
mëdha. Bashkëshorte të
mrekullueshme. Ngjashmëritë
mes Nikolas Sarkozi dhe
Napoleon Bonapartit janë të
shumta e të dukshme dhe tani
janë eksploruar në një libër të shkruar
nga analisti politik më në zë
në Francë. Që të dy do të kujtohen
si njerëz që u hynë sfidave me vrull
të pazakontë. Që të dy u ndihmuan
në rrugën drejt pushtetit
nga gra të bukura, me të cilat patën
raporte të stuhishme. Që të dy besuan
se qenë zgjedhur nga fati për
të rindërtuar Francën, dhe, mbi të
gjitha, për të ndryshuar mendimin
që francezët kanë për vetveten.
Që të dy janë të njohur për
maninë për të qenë në qendër të
vëmendjes.
Që të dy kanë prapa sfonde aristokratike
(jo domethënëse) dhe
kanë ushqyer një lloj urrejtjeje për
elitën pariziene. Që të ty, prej fillimeve
më të hershme të karrierës,
kanë zbuluar rëndësinë e mediave
dhe janë kapur pas saj deri në
masën e obsesionit. Gjatësia
trupore ka ngjallur që në fillim ngjashmëri
të fortë mes Napoleon
Bonapartit dhe Nikolas Sarkozisë.
Presidenti Sarkozi është saktësisht
po aq i gjatë sa Perandori i
famshëm, 1 metër e 65 centimetra,
gjatësi që, në fakt, ishte më se e
respektueshme në kohët e Napoleonit.
Pjesa më e madhe e krahasimeve
Napoleon/Nikolas, të nisura
në çastin kur Sarkozi u bë President
i Francës, 20 muaj më parë,
kanë qenë të shkurtra dhe më së
shumti fyese, veçanërisht në Gjermani,
vend që përtyp me vështirësi
si Napoleonin ashtu edhe "Nikoleonin".
Opinionisti më në zë politik në
Francë, Alan Duhamel, ka eksploruar
këto kohë paralelet interesante
mes dy burrave, duke i kushtuar
kësaj teme një libër të tërë.
Franca e sheh edhe sot me një
adhurim obsesiv karakterin dhe
trashëgiminë e Napoleonit. Harta
e rrugëve të Parisit është e mbushur
plot e përplot me atribute mbi
gjeneralët e Perandorit të madh,
triumfet, ushtritë, traktatet,
ndërkohë që nuk ekziston ndonjë
shesh apo bulevard që mban emrin
e tij.
Atëherë bëhet fjalë për një libër
kritik? Jo, aspak. Libri i analistit
Duhamel flet me pozitivizëm për
të dy burrat. Ajo që bie në sy është
që krahasimi shtrihet mes viteve
1799 dhe 1804 të Bonapartit, kur
gjenerali i ri nga Korsika vuri rregullin
në katrahurën postrevolucionare.
Si Konsull i Parë, Bonaparti
hodhi themelet e shtetit modern
francez, nga Kodi Civil, te franga,
te Legjioni i Nderit, te kolegjet ku
do të edukohej "elita".
Duhameli e ndërpret krahasimin
në vitet 1804-‘15 të Napoleonit,
kur Bonaparti kurorëzoi
vetveten Perandor dhe hyri në një
spirale tiranie e megalomanie që
u mbyll në Vaterlo. "Presidenti i
gjashtë i Republikës së Pestë i ngjason
më shumë Konsullit të Parë,
të ashpër dhe enigmatik, shkatërrues
e të brishtë, plot ide e të torturuar
prej ndjenjave të fajit, më
shumë se Perandorit, të ashpër e
të paafrueshëm, brutal e të parezistueshëm,
triumfues e tragjik",
shkruan në libër Duhamel. Sipas
autorit, Bonaparti i hershëm i
kushtoi shumë energji nevojës për
vendosjen e rregullit, ecjes përpara
e progresit. "Bonapartizmi,
thotë Duhamel, për herë të parë
në historinë franceze, arriti të kombinojë
me sukses rregullin me
lëvizjen".
Sarkozi, autoritar e ikonoklastik,
konservator moralisht e reformist
politikisht, është rimishërimi
i Konsullit të Parë në shekullin
XXI: "Një Bonapart me kostum civil".
"Që të dy i kishin vënë vetes
qëllim që Franca të ndërronte faqe
njëherë e mirë. Që të dy e konsideronin
veten ndërtues të një kombi
të madh, por të brishtë... që të
dy ushqyen besimin se u përkiste
vetëm atyre ringjallja e besimit,
rivendosja e rregullit, por mbi të
gjitha modernizmi, reformimi,
rinovimi... Që të dy luftuan kundër
kohës, duke u përfshirë në një
betejë të pandërprerë kundër
bllokadave, rezistencës, konservatorizmit".
Autori Duhamel pranon se ekzistojnë
edhe të tjera ngjashmëri,
por më pak të bukura. Ashtu si
Napoleoni, edhe Sarkozi është
nervoz dhe i paduruar, me tik-e të
çuditshme fizike. Që të dy
shpërthejnë në reagime tejet të
ashpra kundrejt vartësve. Që të dy
kanë treguar se dinë të bien lehtë
në kurthet e pasurisë e pushtetit.
Që të dy, me maninë për t‘u zhytur
në detajet më të parëndësishme të
politikës: Napoleoni shkroi një
edikt mbi të ardhmen e teatrit kombëtar
francez nga Moska në
flakë e vitit 1812. Sarkozi u përfshi
në një replikë ku nuk munguan as
fyerjet me një peshkatar në vitin
2007, kur përpiqej t‘i jepte zgjidhje
një mosmarrëveshjeje mbi peshkimin.
Që të dy të verbër përpara
rëndësisë së dekorimeve. Napoleoni
ia hoqi kurorën perandorake
Papës nga duart, për ta vënë vetë
mbi krye në vitin 1804. Sarkozi ftoi
komedianin më gojështhurur të
merrte pjesë në delegacionin që e
shoqëroi gjatë takimit me Papën
Benedikti në vitin 2007.
Bonaparti ishte prej politikanëve
të parë që i kushtoi rëndësi
parësore propagandës dhe kontrollit
mbi mediat. Edhe kur ishte
gjeneral i ri, kishte krijuar gazetën e
vet për të zbukuruar e trumbetuar
fushatën ushtarake në Itali. Me t‘u
ngjitur në pushtet, nuk kishte rrugë
tjetër, veç adhurimit të figurës së tij.
Nikolas Sarkozi u akuzua për
përpjekje për të vënë nën kontrollin
e vet mediat, duke marrë përsipër
të drejtën e zgjedhjes së
numrit një të televizioneve
franceze. Si rezultat, thotë Duhamel,
të dy burrat "edhe adhurohen,
edhe urrehen. Askush nuk
largohet pa dhënë opinionin e tij".
Duhamel vëren se gjërat përkeqësohen
kur vjen fjala te mënyra se
si të dy kanë kërkuar të dominojnë
skenën politike, duke kërkuar me
çdo kusht të vënë gjithçka nën
kontroll. Që të dy krijuan perspektiva
që me shumë gjasa vështirë të
përmbusheshin.
Presidenti Sarkozi mund të
ketë gjetur kohën për të lexuar
një tjetër libër, i shkruar nga një
mik i ngushtë i tiji, politikani i kudondodhur
Alan Mink. "Une Histoire
de France" është një vepër
brilante ku tregohen 2 mijë vitet
e historisë së Francës nga këndvështrimi
i një politikani të shkathët
të shekullit XXI. Mink
është një prej kritikëve më të njohur
të Napoleonit. Nuk heq vija
paralele mes Perandorit dhe
mikut të vet, Presidentit Sarkozi.
Por vëren se "kalërimi i pakontrollueshëm
(i karrierës së Napoleonit),
i përcaktuar nga nevoja e
panginjshme për veprime të reja,
por pa një vizion të përgjithshëm
strategjik" do të vihej rëndë ne
rrezik edhe nga dështimi apo disfata
më e vogël.
Duhameli argumenton në të
njëjtën mënyrë mbi Presidentin
Sarkozi. Por a do të arrijë miti i
Sarkozisë t‘i bëjë ballë dy faktorëve
që kanë pushtuar skenën
e sotme: krizës ekonomike dhe
Presidentit Barak Obama?