E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 23 vjet burg "i forti" i Vlorës

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 23 vjet burgim të pande
hurin Fotaq Zaharia, akuzuar për tentativë vrasjeje të shefit të
komisariatit, Gentian Musabelliu. Këtë plagosje ai e kreu bashkë
me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e
paraburgimit të Vlorës në vitin 2000. Që nga ajo kohë, i
shumëkërkuari Fotaq Zaharia ka jetuar duke u fshehur nëpër kodrat
e qytetit dhe duke kryer grabitje të ndryshme. Madje edhe plagosja
e shefit të krimeve erdhi gjatë një tentative për të grabitur
njerëz, ku policia ishte sinjalizuar dhe kishte ndërhyrë, por pa sukses.
Prokurori kërkoi dy seanca më parë dënimin e tij me 25 vjet
burgim, por gjykata çmoi dje, se për të njohurin si i forti i Gjirokastrës
duheshin dhënë dy vjet më pak qëndrim në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›