E Diel, 1 Nëntor 2026

"Midis Nanos dhe Berishës", ish presidenti Moisiu prezanton librin në Tiranë

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu prezantoi librin "Midis Nanos dhe Berishës" në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Libri pjesë e "Kujtimet e Një Presidenti." është pjesa e tretë e vëllimit dhe përfshin vitet 2002-2007. Në këtë libër pasqyrohen kujtimet dhe ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset dhe dështimet, dëshirat dhe mundësitë që e kanë shoqëruar Presidenetin Alfred Moisiu për periudhën 5-vjeçare, kohë kur ai ka kryer detyrën e Kryetarit të Shtetit. "Mungesa e shkrimeve të periudhave historike të jetura nga çdo politikan ka bërë që historia jonë të bastardohet në mënyrë të rrezikshme. Unë jam munduar ta thyej këtë akull gjithashtu ka ardhur koha që politikanët tanë të heqin dorë nga shoë politik" u shpreh ish kreu i shtetit Moisiu.
Nga ana tjetër, në libër autori, është përpjekur të realizojë dhe disa nga analizat e veta politike, mjaft të dobishme në leximin e proceseve shqiptare, qofshin ato të brëndshme dhe të jashtme ,por edhe të emetojë mjaft mesazhe të nevojshme, që në thelbin dhe thjeshtësinë e tyre përgjithësisht i kanë rezistuar kohës.
Moisiu gjatë prezantimit të librit nuk ka nguruar të komentojë edhe mbi aktualitetin politik përsa i përket problemit post zgjedhor në Shqipëri. "Gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve, kjo çështje duhet të marrë fund njëherë e mirë në vendin tonë" u shpreh ai.

Në prezantimin e librit nuk kanë munguar figura të rëndësishme të artit e politikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›