"Midis dy dasmave", premierë në Tiranë
U shfaq dje në kinema "Millenium" premiera e filmit dokumentar "Midis dy dasmave" realizuar prej regjisorit Esat Teliti. Ai i kushtohet dëshmorit kavajas Indrit Cara, të rënë gjatë luftës së Kosovës. "Midis dy dasmave" është një dokumentar që vjen në bashkëpunim me shtëpinë filmike "Papadhmitri" dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Filmi i kushtohet jetës dhe veprës të njërit prej luftëtarëve të UÇK-së, Indrit Cara, i njohur gjatë kohës së luftës në Kosovë me emrin "Ushtar Kavaja".
Filmi rrëfen jetën dhe formimin e heroit, duke zbërthyer nga njëri episod në tjetrin cilësitë e tiparet e këtij djali të ri që la Londrën për të marrë pjesë në luftën e Kosovës ku dha jetën.
Gjatë dokumentarit, shfaqen situata të veçanta dramatike, plot emocion dhe dhimbje të realizuara në Shqipëri, Kosovë e në Angli. Në rreth 80 minuta vijnë edhe rrëfimet e ish-drejtuesve të UÇK-së, miqve dhe shokëve të tij, qytetarëve e familjarëve të heroit. Përveç premierës në Tiranë, dokumentari do të shfaqet edhe në Prishtinë.