E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli: Nuk do zhgenjej!

Nga Dritan Ikonomi
Trajneri i Shqiperise, Oto Baric, e ka "fjetur" mendjen persa i perket sulmit kuqezi, duke u shprehur se eshte reparti me i kompletuar, fale lojtareve qe kohet e fundit po shfaqen ne forme te shkelqyer, si Edmond Kapllani, Besart Berisha dhe Migen Memelli. Ky i fundit, se bashku me Kapllanin, eshte nder me te permendurit kohet e fundit, nga media e vete trajneri, dhe do te beje debutimin kuqezi ne ndeshjen e 7 shkurtit, kunder Maqedonise. Nuk e fsheh kenaqesine, ndonese me nje vetepermbajtje nordike shprehet se ende nuk ka arritur asgje dhe ka shume per te bere, me qellim qe te perligje gjithe shpresat e varura te ai. * * * Migen, emri yt eshte me i lakuari kohet e fundit, se bashku me ate te Kapllanit. Si ndjehesh kur je ne qender te vemendjes? -Ndjehem mire, por di edhe qe e mira s'ka fund. Ende nuk kam bere aq sa per ta mbajtur mend e te them se kam arritur dicka. Kam ende shume pune qe te perligj gjithe kete interesim per mua. Kjo vlen jo vetem per kombetaren, por edhe per klubin ketu ne Norvegji. -Oto Baric e ka shprehur hapur interesimin per ty dhe te ka futur ne planet e tij. Te duket nje peshe e rende qe ta justifikosh besimin e tij? -Interesimin e tij e kisha mesuar nepermjet medias dhe e ndjeva menjehere kur shkova ne Antalia. Me ka vezhguar me te vertete imtesisht, aq sa me "trembte" gjithe ai interesim dhe besim i tij. Pa dyshim qe dua t'i vertetoj se nuk eshte gabuar per mua dhe kjo eshte nje peshe te cilen besoj se do ta mbaj mbi supe. Duhet te shpresojme te goli yt qe ne ndeshjen me Maqedonine? -Ne radhe te pare, duhet te shohim se sa do te luaj. Sigurisht, detyra e sulmuesit eshte te shenoje, por ka edhe detyra te tjera. Duhet edhe koha per t'u integruar me skuadren, por shpresoj qe te jem ne kondicionin me te mire ate dite. Ne skuadren tone ka lojtare, si per shembull Curri, qe eshte integruar me se miri per nje kohe fare te shkurter, cka me jep besim edhe mua. I druhesh fakti qe tifozet mund te kerkojne menjehere maksimumin? - Jo, sepse kjo nuk eshte gje e re. Tifozet duan gjithmone me te miren, pavaresisht se me cilen skuader luan. Por jam i bindur edhe se tifozet dine ta vleresojne lojtarin edhe ne rast se nuk shenon. Persa i perket perkushtimit tim, ai eshte i garantuar. Sa e njeh kombetaren? - Nje pjese te lojtareve e njoh mire, se kemi luajtur bashke edhe ne U 21. Me te vjetrit nuk i njoh personalisht, por i njoh nga karriera e tyre ne skuader. Sapo u transferove jashte, u fute ne "rrethin" e kombetares. Cfare do te thote kjo per ty? - Eshte fakt i njohur qe jashte Shqiperise ka kushte me te mira pune, kete nuk po e zbulo une. Jam permiresuar shume fizikisht e taktikisht, kam edhe me teper pervoje. Megjithate, jam i njejti Migen persa i perket deshires per te punuar. Mund te jete nje sugjerim per talentet e kampionatit qe te shkojne jashte? -Jo, secili e di vete si vepron. Thjesht po them qe ketu ne Norvegji kam pasur kushte ideale dhe kam punuar shume. Jam i lumtur qe tani e gjithe kjo pune po i jep frutet e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›