E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Moisiu: “Ben Minga, një nga krenaritë e Kombit shqiptar”

Nga Dash Frashëri
Albania-sport - Një president i larë në lot, ky është imazhi i një prindi që pasi kreu homazhet pranë fotove të ish-futbollistit legjendar të Tiranës dhe Shqipërisë, Arben Mingës, pranë fotove të të ndjerit ishin dy bluza me nr.10, si ajo e Tiranës dhe Kombëtares, ka folur për median. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, pasi ka bërë homazhe duke vendosur një buqetë me lule, ka takuar familjarët e Arben Mingës në mjediset e brendshme të stadiumit "Selman Stërmasi" e ka shkruar mesazhin në librin e vizitave, në një prezantim mëse të dhimbshëm, ka folur me shtypin i ka fshirë shumë herë lotët, duke përjetuar një gjendje që shumë rallë herë e kemi parë. Një dhimje që ndoshta i ka risjellë në kujtesë humbjen tragjike të djalit të tij të vetem. "Arben Minga është një nga ata lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit, i kanë dhënë shumë krenarisë kombëtare dhe shërben si një shembull të madh për rininë e sotme. Duhet të cmojmë krenarinë e Kombit shqiptar në të gjitha fushat. Beni ka qenë një i tillë. Unë e kam njohur shumë mirë babanë e tij dhe Arbenin e kam duartrokitur disa herë për lojën devotshëmërinë, përkushtimin dhe ruaj kujtimet më të mira për të", është shprehur Presidenti Moisiu. Po sot pasdite, në orën 17.30 Klubi i Futbollit Tirana do të organizjë në një ambientet e Lidhjes së Shkrimtarëve një takim përkujtues me moton "NJë kafe për Benin", ku është përgatitur edhe një dokumentar për ish-legjendën e Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›