Migen Memelli: Nuk e kuptoj ndëshkimin
Mospërfshirja në skuadër për takimin e sotëm me Lushnjën natyrisht që ka qenë një goditje e papritur. Megjithatë, Migen Memelli ruan gjakftohtësinë, në pritje që situata të sqarohet. Sulmuesi ka pranuar pezullimin e trajnerit Alban Tafaj, edhe pse ai shprehet i paqartë për arsyet. Kandidati për një fanellë kuqezi deklaron se do të vazhdojë të stërvitet rregullisht me ekipin, pavarësisht kësaj që ka ndodhur. "Nuk e kuptoj përse trajneri vendosi të më pezullonte", tha Memelli. "Por, unë do ta respektoj vendimin pa bërë polemika, në pritje të zgjidhjes së kësaj situate. Jam një lojtar profesionist dhe natyrisht që do të vazhdoj të stërvitem rregullisht me skuadrën time". Kontrata e sulmuesit me Tiranën përfundon në muajin janar dhe mbetet për t‘u parë nëse palët do ta vazhdojnë bashkëpunimin.
e. k.
e. k.