E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Krasniqi: Së shpejti në ring

Vetëm pak ditë para se të ngjitej në ring, një dëmtim e detyroi të anulonte një sfidë të rëndësishme me Aleksandër Dimitrenkon më 28 nëntor. Bëhet fjalë për Luan Krasniqin, boksierin kosovar, ish-kampion Europe, i cili garon për Gjermaninë. Por tashmë ai mendon sërish të rikthehet në ring dhe kjo pritet të ndodhë në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm. Përballë do të ketë sërish Aleksandër Dimitrenkon. "Ndeshjen ndaj Dimitrenkos do ta zhvillojë në muajin e dytë apo të tretë të vitit që po vjen. Kjo sfidë do të zhvillohet patjetër, sepse kemi një kontratë tashmë, dhe është vetëm çështje kohe, deklaroi Krasniqi të martën në një konferencë shtypi në Prishtinë. Kam humbur dy ndeshjet e fundit, por jam boksier profesionist. Ndihem se kam motivimin e duhur dhe jam në formë për t‘u kthyer aty ku isha. Besoj te fitorja ndaj Dimitrenkos për të vazhduar më tej", përfundon Krasniqi.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›