Migen Memelli kthehet me gol

Migen Memelli kthehet me gol pas dëmtimit që e mbajti dy muaj jashtë fushave në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Sulmuesi shqiptar, u aktivizua si titullar në sfidën që Al Tauon luajti në fushën e Al Ansar.
Al Tauoni u mposht me rezultatin 2-1, ndërsa rrjeta e realizuar nga Memelli në minutën e 13-të shërbeu për barazimin e përkohëshëm të rezultatit në 1-1, pasi vendasit kishin gjetur golin vetëm 4 minuta më parë.
Al Ansari shënoi sërish në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa shqiptari 31-vjeçar u zëvendësua në minutën e 79-të të takimit të luajtur në qytetin e profetit, Medinë. Kjo edhe për faktin se ai ende nuk ka arritur gjendjen optimale.
Goli i shënuar ishte i treti për Memellin në këtë sezon, që nuk ka qenë ashtu si pritej, për shkak të problemeve fizike që e kanë për javë me radhë jashtë fushave.
Dëmtimet e sulmuesit i ka vuajtur edhe skuadra e Al Tauonit, që po vuan në klasifikimin e kampionatit saudit, ku renditet e parafundit dhe është në luftë për mbijetesë.