E Diel, 1 Nëntor 2026

Pele ne Kupen e Afrikes do ndjeke finalen Zambia-Bregu i Fildishte

Legjenda braziliane e futbollit, Pele vizitoi qytetin e Librevilit, në prag të finales së Kupës së Afrikës 2012, që do të luhet të dielën ndërmjet Zambias dhe Bregut të Fildishtë. Braziliani ishte i pranishëm në stadium, në takimin gjysmëfinal ku Bregu i Fildishtë u kualifikua, duke mposhtur 1-0 Malin me rrjetën e Zhervinjos.
Pele u takua me presidentin e Gabonit, Ali Bongo dhe më pas shkoi në stadiumin e finales, “Stad de Amitie”. Aty “O’Rei” mori pjesë në një ekspozitë fotografike të dedikuar karrierës së tij dhe i dhuroi kreut të shtetit organizator një fanellë të Brazilit. Nga ana e tij, presidenti i Gabonit zbuloi një statujë te Peles, një bust që përshkruante fytyrën e tij të qeshur. Legjenda braziliane foli rreth shanseve që një turne si Kupa e Afrikës i ofron një vendi si Gaboni, duke pritur kaq shumë vende njëkohësisht për aktivitetin më të rëndësishëm afrikan.
Ai tha se Brazili po kalonte të njëjtin process, në përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2014. “O’Rei”, I cili e ka vizituar edhe më parë Gabonin, kur në vitin 1974 Santosi zhvilloi një miqësore me përfaqësuesen e këtij vendi, do të jetë i pranishëm të dielën, në finalen e Kupës së Afrikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›