E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me eksplozivin e Dritero Agollit...

Nder zerat e shumte qe jane prononcuar rreth fatit te piramides ai i Dritero Agollit me nxiti edhe per kete shkrim. Fanatizmi i pozicionit aktual te zotit Agolli martohet mire me pozicionin qe ka pasur vepra ne sistemin kriminal komunist. Ky vend gati i shenjte qe plaku i letrave komuniste ka zene edhe sot ne publicistiken shqiptare si nje ze i fuqishem qe vjen nga e kaluara ne nje pjese te mire te tij i detyrohet edhe kontributit te disa medieve te cilat shpeshhere shprehen me nje pervujteri dhe gati nenshtrim per vepren e tij te madhe.

Kete fakt e kam pare perhere si bashkejetese kulturore tonen me te keqen meqenese z. Agolli nuk e ka marre asnjehere mundimin te ndermarre nje pendese serioze per ndihmen qe i ka dhene sistemit kriminal komunist. Jo vetem kaq hera-heres sapo i cenohet idhulli i tij Enver Hoxha e nxjerr koken dhe perpiqet qe te godase serish secilin qe perpiqet te eliminoje simbolet qe lidhen me te kaluaren e tij.

Me shume sesa te mbroje piramiden si te tille z. Agolli mundohet te mbroje ate piramiden kulturore dhe ideologjike me te cilen eshte mbrujtur. Ne botimin e vitit 1977 Fjala gdhend gurin ai shkruante

Per Enver Hoxhen kenge thur tere jeten / se nena ime buke i dha me dhalle/ me te ne dhomen pa tavan ne fjetem / na puthi ne femijet mu ne balle1.

Mirepo ne te njejten veper gjejme edhe dicka tjeter qe ka te beje tashme me argumentin e piramides. Megjithese kur eshte botuar ky liber piramida nuk ishte ndertuar gjejme qendrimin e tij per ndertesat komuniste

Ne komunistet jemi aq moderne / Ne komunistet jemi novatore / Moderne jane korpuset qe ngreme / Dhe novatore cfryte nxjerr kjo dore2.

Pra cdo ndertese e bere nga komunistet eshte gati-gati dicka e shenjte qe duhet mbrojtur dhe Driteroi post-komunist ne gazeten Shqip te dates 28 tetor 2010 na jep te njejtin mesazh vecse paksa te formuluar ndryshe Te transformojme godinen e kokes dhe jo te shembim godina3.

Premtimi i tij besnikeria dhe dashuria per Enverin eshte tejet solemn. Gjithcka qe eshte ndertuar ne Shqiperi sipas Agollit per rrjedhoje edhe piramida eshte nje veper e Arkitektit te Madh te madh pas vdekjes. Keshtu fillon edhe dhimbja qe provon Agolli kur degjon idene e prishjes. Shprehet Agolli per Arkitektin e Madh te piramidave anembane Shqiperise

Enver Hoxha... dhe si arkitekt i tipit te ri ne balle te komunisteve dhe te popullit iu pervesh luftes dhe punes per ta ndertuar te re Shqiperine te re me njerez te rinj4.

Pra Enveri nderton gjithcka por bashke me to edhe modelin e njeriut te ri ku nje shembull klasik perfaqeson vete Agolli. Me shume se Piramiden duhet te shkaterrojme modelin e njeriut te ri po ec e ndaje njeriun e ri nga Piramida... Sepse kjo e fundit eshte laborator i prodhimit te njeriut te ri. Shkaterrimi me eksploziv i se vjetres duhet te bente qe mbi germadhat e saj te ndertohej njeriu i ri

Mesimi i shokut Enver Hoxha se laquoNjeriu i mire duhet te ndertohet ne liber dhe te paraqitet ne skene me thjeshtesine e tij per arsye se ne thjeshtesine e tij spikatin te fuqishme virtytet me te mira te cilat nuk duhet te idealizohen pse laquoheroraquo te persosur nuk mund te kete ne jeteraquo5.

Z. Agolli e di se po mbron dicka te shemtuar dhe thellesisht simbolike te komunizmit dhe kete e ndien qe ne fillim te intervistes qe jep Une e di qartesisht dhe e di mire se pas kesaj bisede qe po bejme do te thone se autori ka nostalgji per kohen e komunizmit dhe vecanerisht per Enver Hoxhen6. Kjo interviste e tij legjitimohet dhe mbeshtetet nga prestigji i z. Agolli i cili si ikone e letersise se shemtuar komuniste na thote se eshte kunder mendesise se shembjeve dhe se edhe gjate kohe se komunizmit jane bere gabime ne shembje. Lind pyetja Kush i frymezonte shembjet gjate kohes se komunizmit Pergjigjen na e jep poezia me eksploziv e z. Agolli

Nga shekujt ne shekuj ne gji koncentroi Shqiperia / Te mbledhur pike per pike ate eksploziv madheshtor / Qe ende se kishte shenuar ne librat e saj historia / Ate eksploziv qe gjemoi ne nentor / Ate esksploziv komunistet ia vune botes se vjeter / Ne gjoksin e kalbur nga plaga tuberkulare / Nga kolla qe hapte mikrobet ne shtratin e vdekjes / Ia vune pa pasur meshire nga lutjet lajkatare7.

Kjo eshte nje thirrje e drejtperdrejte e D. Agollit per te shkaterruar gjithcka me eksploziv nga komunistet. Tani pa pike ndrojtjeje ne intervisten e dates 28 tetor thote qe ishte gabim te hidheshin ndertimet ne ere. Dhe madje arrin deri aty sa krahason politiken e sotme me talebanet dhe ndertesat e komunizmit me kishat e krishtera Edhe ne Afganistan talebanet i prishen te gjitha objektet e krishterimit dhe ato te meparshmet cdo gje e hodhen ne ere8.

Ky autor qe gjithe vepren e tij e ka quajtur militante dhe ka bere thirrje qe cdo shkrimtar ne Shqiperi te shkruaje vetem vepra militante shkruan ne lsquoRruga e Partise

Problemi i misionit te letersise dhe arteve ne shoqerine tone eshte i madh si nga ana teorike ashtu edhe nga ana praktike prandaj eshte e domosdoshme qe te trajtohet me gjere edhe nga studiuesit edhe nga vete krijuesit. Ky problem ka lidhje te ngushte dhe eshte i pashkeputur nga njohja e jetes pasi sa me shume te futemi ne te aq me te verteta dhe militante do te jene veprat tona9.

Militantizmi eshte gjeja me e shemtuar e nje letersie eshte armiku estetik i saj jo vetem kaq eshte edhe elementi shkaterrues i saj pasi ne baze te mungeses se militantizmit ne art jane denuar me qindra artiste te vertete shqiptare ne kohen kur ky personazh ishte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.

Edhe vete veprat letrare z. Agolli i klasifikonte si me te mirat ato qe jane ngjizura me idealet komuniste10. Ne cdo rresht te analizes se tij pergjate gjithe publicistikes se tij ose me sakte fleterrufeve artistike gjen referencat e Enver Hoxhes mbi cdo problem qe trajtohet. Gjithe karriera e tij sidomos ne kupolen e artit te asaj kohe mund te quhet pa frike pakti me djallin gje per te cilen ai nuk ka shfaqur kurre asnje ndjenje te thelle pendese.

Nen ate pushtet politik ku lulezonte vepra artistike e Agollit jane varur poete jane pushkatuar shkrimtare e artiste. Prandaj nuk ka me vend per indiference kundrejt ketyre personave qe nuk moren asnjehere pergjigje. Pikerisht per kete guxojne kur gjejne momentin te nxjerrin koken te mbrojne simbolet e se keqes me qellim per ti perjetesuar ato.

Piramida si ndertese mund te mbijetoje por perpara te na sigurojne se bashke me te nuk do te mbijetojne edhe grimcat e fundit te mendesise komuniste qe ndonese te vogla kane po te njejtin efekt te atij eksplozivit te Agollit. Ndoshta ka piramida te tjera te cilat duhen shkaterruar me me ngut ato qe u ngriten sipas mesimeve te letrave komuniste dhe i dhane jete Piramides ne fjale.

1 Agolli. D. 1977. Fjala gdhend gurin. Poezi. Sh. B. Naim Frasheri. f. 216

2 Po aty. f 225

3 Gazeta Shqip. 28 tetor 2010. f 11

4 Agolli. D. 1987. Jeta ne Letersi. Sh Botuese. N. Frasheri f 119 - 131

5 Rruga e Partise. 1979. N. 7. Agolli. D. Letersia dhe artet ndash para detyrash me rendesi. f 55

6 Po aty f.11

7 Agolli. D. 1977. Fjala gdhend gurin. Poezi. Sh. B. Naim Frasheri. f. 249

8 Gazeta Shqip. 28 tetor 2010. f 11

9 Ruga e Partise. 1975. N. 3. Agolli. D. Per nje zhvillim te meteshem te letersise dhe arteve tona f 55

10 Po aty 55

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›