Spaci kujtesa qe duhet ruajtur
Një nga vlerat e kujtesës historike të vendit tonë është edhe ish burgu i Spaçit në Mirditë, i cili çdo ditë e më tepër rikthen në vëmendje kohën e shkuar e të trishtë të diktaturës. Teorikisht, shpallja muze e këtyre gërmadhave të mbetura nga kjo zonë dikur e përkushkueshme nga tela me gjemba është fakt i interesimit të shqiptarëve dhe të huajve për ta parë nga afër “Aushvicin” e regjimit komunist, e ndërsa nuk kanë munguar edhe projektet për të investuar në rindërtimin e kujtesës së diktaturës. Visar Zhiti, ish i dënuar i burgut të Spaçit e klasifikon si të nevojshme kujtesën kombëtare.
Në rrënojat e këtij burgu fshihet një e shkuar që për pjesën më të madhe të shqiptarëve është pak e njohur, ndërsa për ata që e kanë përjetuar këtë ferr gjithçka është aty. Ndonëse pa tela me gjemba, roje apo terror, grykat e kësaj lugine dhe portat hyrëse të minierave shprehin qartë mundimin që ka sjellë një sistem për mijëra intelektuale që e menduan vendin e tyre ndryshe, moment që fatmirësisht gëzojnë sot të gjithë shqiptarët.