Donixeti në eros 100 % shqiptar

14/02/2005 Armando Bora
Vjen sot në skenën e Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baleti, vepra e Donizzeti-it “L'Elisir D’Amore”, një vepër që ka në përbërjen e saj një kast njëqind për qind shqiptar
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, risjell në skenë një vepër që pati shumë sukses në prurjen e saj të parë gjatë sezonit të kaluar “L’Elisir D’Amore. Por ajo çka e bën të ndryshme risjelljen në këtë sezon është fakti se kjo vepër, në të gjitha elemnetët e ekzekutimit, vjen 100% shqip. Regjisori i shfaqjes, Armando Bora, thotë për “Metropol”, se ky fakt përbën një arritje jo vetëm për institucionin por edhe për vetë artistët shqiptarë. Bora sjell midis të tjerash edhe hollësi të konceptimit regjisorial, si edhe një fakt kuptimplotë që kjo opera e interpertuar nga shqiptarët do të jetë shfaqja e festimit të përurimit të fondacionit “Ballkan pa kufi”, në Shkup, iniciativë që vjen nga fqinjët tanë maqedonas.
Një regjisor më sqimë estetike, mund të na shpjegoni këtë në teatër?
Në vazhdën e disa pikëpamjeve të mia estetike në fushën e teatrit, të cilave u kam qëndruar besnike në pjesën më të madhe të veprave që kam vënë në skenë, duke bërë të mundur materializimin e tyre. Edhe në këtë rast jam përpjekur të mos mbetem thjesht në vënien në skenë të “L’Elisir D’Amore”, por është “mbërthyer” nga tendenca ime për të qenë një interpretues. Sikundër edhe te “Bohema”, jam përpjekur të mos mbetëm në materializimin e skematik apo të sipërfaqshëm të një historie, veshjeve apo sjelljeve dhe marrëdhënieve në një konflikt të caktuar, por jam përpjekur të gjej pika takimi me me problemet e ngjashme që kalon vendi ynë dhe shoqëria jonë.
Cilat janë mënyrat e përdorura për ta realizuar këtë ndërthurje?
Në fakt nuk flitet për mënyra teknike, por për vetë faktin se kryeveprat dallojnë nga veprat e thjeshta, pasi të japin mundësinë që të dallosh lehtë dhe qartë aktualitetin e tyre, sikundër edhe një vepër të Eskilit. Pra, duke i gjetur këto pika apo çelës deshifrues t’i ke mundësinë ta zhvillosh këtë temë dhe ta sjellësh në qendër të vëmendjes, natyrisht pa dëmtuar subjektin qëndror. Edhe në këtë vepër që në thelb është një histori shumë e bukur dashurie, me pak trill brënda apo edhe një zgjidhje “deuz ex makina”, e pranueshme edhe nga ana e spektatorit, vjen një problem tjetër shumë i rëndësishëm, vjen fakti që në një komunitet të vogël dhe tepër të izoluar gjeografikisht bien viktimë e mashtruesve, sharlatanëve. Pothuajse të njëjtën ngjashmëri ndeshim edhe me vendin tonë, i cili pas një vetëizolimi të gjatë gjeografik dhe jo vetëm, populli ynë ra viktimë e shumë sharlatanëve dhe mashtruesve, madje në disa raste me pasoja shumë të rënda. Kjo linjë së cilës unë i mëshova, kushtëzoi më pas edhe elementë të tjerë si të skenografisë, kostumografisë, në mënyrë që sjellja në kohë të mos jetë thjesht një tendencë apo një qëllim në vetevete, por të jetë problematika vetë që e sjell në aktualitet. Por, gjithësesi kjo vepër mbetet një opera gazmore, një histori shumë e bukur dashurie. Ka edhe një fakt tjetër që kjo vepër vjen e relizuar në skenë 100% shqip. Duke filluar që nga dirigjenti Alqi Lepuri dhe deri te tenorët, janë të gjithë shqiptarë dhe madje të paramerave shumë të lartë, ku mund të përmendja Saimir Pirgun, Marjana Leka, Sidrit Bejleri e të tjerë
Një shfaqje që fillon në 14 shkurt dhe vetëm pak ditë më vonë niset për Shkup…
Vajtja jonë në Shkup është në kuadrin e një iniciative politike, një nismë që vjen nga shteti fqinj dhe që synon krijimin e fondacionit “Ballakni pa kufi”. Eshtë një takim ku do të jenë prezent shumë kryetarë shtetesh ballkanike, kryetarë bashkish etj. Mendoj se është një gjetje shumë origjinale përfshirja e muzikës në një nismë të tillë pasi ajo në vetevete s’ka kufij. Pra, shfaqja jonë do të jetë e para pas ceremonisë së përurimit të këtij fondacioni, për t’u pasuar më vonë edhe nga të tjera. Por, meqenëse është një opera e thjeshtë në skenografi apo edhe në aspekte të tjera, mund të qarkullojë edhe në vende të tjera për të treguar si si qëndron kjo vepër në shqip.