E Diel, 1 Nëntor 2026

Mihal Popi, përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes



Artisti i skenës shqiptare, Mihal Popi u kujtua në 100-vjetorin e lindjes në ambientet e Teatrit Kombëtar nga miq, bashkëpunëtor e adhurues të tij. Mihal Popi është një aktor që ka lënë gjurmë të forta në skenën teatrore dhe filmike të shqipërisë. Të pranishëm ishin artistë të merituar si Drita Pelingu, Pirro Mani, Lazër Filipi, Margarita Xhepa dhe Mihal Luarasi. “Mihal Popi ka lënë gjurmë të forta në historinë e Teatrit Kombëtar, ai ka intepretuar çdo rol që i është besuar në mënyrë brilante”. Ai nuk është se kishte një shkollë arti, por ai ishte një art në vete”, tha Kristaq Skramo, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar. Në këtë takim, për aktorin e madh, kolegë e bashkëpunëtorë kanë kujtime brilante për artistin e madh. Ndërsa artistja e merituar Drita Pelingu shprehu se “Mihal Popi është një nga themeluesit e shtetit në vitin 1945. Por në ndryshim nga të gjithë aktorët e tjerë ai ishte i vetmi unikal në artin e Teatrit Kombëtar. Mihal Popi ishte një rast i veçantë për artin shqiptarë, ai ishte një talent i lindur dhe një ndër aktorët më komik të shtetit. Ai ishte një aktor i vërtetë, ai në skenë ishte si në shtëpinë e vet”. Më tej artistja e merituar Pelingu tha se “bashkpunimi me Mihal Popin ka qenë një shkollë e dytë për në teatër”. Gjatë cermonisë përkujtimore fjalën e mori Lazër Filipi, ku shprehu se viti 1947 ka qenë një hob për Teatrin Kombëtar, pasi një figurë shumë e madhe ka arritur rolet më të mëdha në skenën e Teatrit tonë Kombëtar. Shkolla e teatrit kanë qenë gjithnjë këto regjisor të mëdhenjë. Një kryevepër për Mihal Popin ka qenë roli i kalorsit te vepra që pritet të vihet në skenë “E zonja e bujtinë”. “Mihal Popi është aktori më i mirë pasi ai nuk kishe fare emocione kur intepretonte dhe e bënte me seriozitet të madh rolin që i ngarkohej“. Ndërsa Margarita Xhepa e cilësoi artistin e merituar Mihal Popi si një yll për skenën shqiptare.
Jeta e artistit të merituar Mihal Popi
Mihal Popi lindi në Shkodër në nëntor të vitit 1909 dhe vdiq në shtator të vitit 1979. Ai ishte fotograf dhe aktor i njohur. Aktivitetin e tij artistik e filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral në vitin 1932, pranë kinema "Gloria"-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj. Gjatë pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Në vitin 1945 është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para. Ka interpretuar mbi 40 role, ku ndër më të suksesshmit janë roli i prefektit Qazim Mulleti te "Prefekti", Anton Antonoviçi "Revizori", Falstaf "Gratë gazmore të Uindsorit", Zhurdeni "Borgjezi fisnik", senatori Lington etj. Ai është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena. Ka interpretuar në disa filma artistikë, si edhe në estradën e shtetit. Ndërkohë ai renditet ndër aktorët e Teatrit Kombëtar, që kanë dhënë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në shumë aktivitete të rangut kombëtar dhe kryesisht në kinemanë shqiptare.

13 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›