E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos u Nxeh”, Në një moment të vetëm harroni gjithçka, është koha për të luajtur



Dikur në fëmijërinë tonë këtë lojë e luanim nëpër rrethet shoqërore, argëtoheshim por hera herës edhe nxeheshim kur ajo nuk na ecte si duhej. Ajo ishte për një mik i pandashëm dhe perfekt për të kaluar kohën e lirë. E kujt mund ti shkonte ndër mend që ajo sipërfaqje e vogël që tërhiqte vëmendjen tonë, do të arrihej të ridimensionohej në përmasa gjigande. Vizion Plus, fal përkushtimit të një stafi të tërë, arriti ta shndërrojë atë në një realitet televiziv. Një sipërmarrje gjigande, ambicja dhe dëshira e madhe të organizatorëve të së cilës do të risjell në të dytin sezon rradhazi atmosferën e pazakontë të lojës gjigande, tashmë në një skenografi të rikompozuar dhe të përshtatur më së miri me natyrën e saj argëtuese. Mbështjetja e madhe që Vizion Plus i ka dhënë kësaj iniciative, ka sjellë për teleshikuesin shqiptar një lojë unike dhe argëtuese në të gjithë komponentët e saj që do të synojë që përpos argëtimit të sjell çlodhjen e duhur për një fundjavë të këndshme. Është koha kur më shumë duhet të luajmë dhe argetohemi, për të harruar qoftë edhe në një moment të vetëm aktualitetin çfilitës të politikës.
Deri dje luhej me Vip-a në këtë sezon mund të luash edhe ti!. Gjithnjë nën drejtimin e Turit dhe regjinë e Bledar Linzes, që për këtë sezon rrëfejnë se pandryshuar formatin e saj zbavitës loja do të ketë një ndryshim thelbësor, personazhet vip do të zëvendësohet në këtë edicion të dytë me njerëz të zakonshëm, duke synuar masivizimin e saj dhe shndërrimin në një traditë. Dhe duket se ky ndryshim në spektaklin argëtues, ka ngjallur interes, pasi vetëm gjatë ditëve të para të audicionit, janë shënuar një numër rekord pjesmarrësish të cilët shprehën dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e lojës. Katër protagonistë mes kurtheve dhe bonuseve të një loje! Numri i konkurrentëve në garë do të jetë po katër, por në ndryshim me edicionin e kaluar, “Mos u nxeh” do t’i bëjë ata pjesë të sfidave të reja, të cilave iu shtohet edhe një tjetër hapësirë gjigande jashtë ambienteve të studios së spektaklit. Përpos elementëve të sezonit të kaluar, lojës i janë shtuar edhe shumë elemente të tjerë që përpos të qeshurave që do të sjellin në studio, do ti japin garës më tepër natyrë konkurruese. Nuk ka rëndësi se ç’mund të ndodh më pas, rëndësi ka të mos nxeheni! Sipari do të ngrihet këtë shtunë, ora 21.00 për të pasuar më pas çdo javë ku të gjithë konkurrentët protagonistë do të duhet të përballen me sfida derisa njëri prej tyre të prekë vijën e finishit. Pas çdo hedhje të zarit për ta do të jetë një numër, për çdo numër atyre u duhet të bëjnë një numërim i cili ndalet tek një kuti, pas çdo kutie fshihet një surprizë e këndshme ose jo, kjo i takon konkurrentëve ta zbulojnë. Por ajo çka është më rëndësishme dhe çka mund të shërbejë vërtetë për të kapur finishin do të jetë vetëpërmbajtja deri në kufijtë e mos nxehjes. Një shoë të pazakontë, që i bashkohet strukturës programore të Vizion Plus, ku në të gjithë komponentët e tij ofron argëtimin e duhur për një të shtunë mbrëma, ndaj dhe ju ftojmë të mos mungoni....

13 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›