Mihria e mban ritmin

Nga Express më 13 gusht 2011 në ora 12:12
Këngëtarja Mihrie Braha ka realizuar një këngë ritmike për të qenë në ritëm me këngëtaret e reja kosovare.
Kënga ka edhe elemente të folkut shqiptarë dhe titullohet “Të dua vetëm ty”.
Në një bisedë për gazetën “Zëri” këngëtarja ka thënë se është shumë e kënaqur me realizimin e kësaj dhe se ajo beson se kënga do të jetë një hit veror.
“Shpresoj që edhe kjo këngë të vijë si një hit veror për adhuruesit e mi. Kënga ka një tematikë dashurie, është e përgatitur nga Jeton Berisha dhe së shpejti pritet të plasohet bashkë me videoklip”, tha ajo.
Video e këngës është realizuar nga dy produksione, produksionit “Play” dhe dhe “Maximus”.
Kënga “Të dua vetëm ty”, pa version të videoklipit