Beqja: Vendi në krizë ekonomike
Partia Socialiste ngre shqetësimin per nje situatë te rëndë ekonomike. Ilir Beqja tha se qeveria po ua shtrenjton jeten shqiptareve duke ua bërë atë të papërballueshme. Sipas tij vetem ushqimet janë shtrenjtuar 7% përqind.
"Ushqimet janë shtrenjtuar 7% përqind. Nesër familjeve shqiptare do t’u
vijnë faturat e reja të energjisë elektrike – të paktën 10 % më të
shtrenjta. Kompensimet ende nuk janë zbatuar dhe mesa duket do të
dështojnë si kompensimet e viteve të fundit. Sali Berisha deklaroi dje
në Task Force të reformës në shëndetësi se “Nuk mund të ecim para pa
ditur se sa kushtojnë dhe se cili është shpenzimi që duhet të bëjmë”. Në
atë tavolinë ishte edhe ministri i shëndetësisë që në tetor 2009,
brenda natës, katërfishoi tarifat e shërbimeve shëndetësore. 4 herë më
shumë paguajnë për shërbimet shëndetësore 800 mijë shqiptarë të
pasiguruar dhe vetëm vegla e Sali Berishës, INSTAT, nuk ka veshë të
dëgjojë dhe sy të shikojë. Në këto ditë të ftohta dimri, edhe çmimi i
gazit është rritur 20 përqind, si rezultat i situatës monopol në treg.
Dje papërgjegjshmëria e qeverisë së Sali Berishës vijoi, duke kërkuar
edhe dyfishimin e çmimit të ujit, si fillim për të gjitha e qarkut të
Tiranës" tha Beqja.
Dorian Kodra
< I mëparshmi