Hofenhaim: Do të blejmë Akuilanin
Presidenti i Hofenhaimit, Dietmar Hop, deklaroi se kërkon të blejë yllin e Romës, Alberto Akuilanin. Me këtë tentativë, drejtuesi i skuadrës surprizë në Bundesligë synon përforcimin e kontingjentit për të vazhduar rezultatet pozitive. Njëshi i kryesuesve të kampionatit tha: "Akuilani është lojtar i talentuar dhe më pëlqen shumë. Po mendojmë të bëjmë një ofertë zyrtare te Roma dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Synimi është të kualifikohemi në Champions dhe të mposhtim Juventusin".