Gjyqtarë e prokurorë, si i ndajnë milionat
Ilirian Dida, për hir të së vërtetës
për një periudhë jo të vogël në karrierën
e tij policore, ka qenë mjaft
i fokusuar nga mediat vizive dhe ato
të shkruara. Dhe kjo, sepse ai ka qenë
drejtues policie në Qarqe si Berati dhe
Kukësi, në kohët kur këto vendbanime
të rëndësishme të Shqipërisë, ishin zonat
që prodhonin më shumë lajme të kronikës
së zezë, sesa "bën" gjithë Europa
sot. E njëjta gjë vlen për shumë të tjerë
ish-kolegë të tij në atë kohë. "Kulmin"
mediatik, Dida e arriti, kur pasi nuk
ju dha asnjë shpjegim se përse ishte
"flakur" direkt e në rrugë nga drejtor
policie, hyri në një grevë të gjatë urie me
sloganin e famshëm (faktikisht nëpër
tavolina e kanë thënë dhe vazhdojnë ta
thonë mijëra e mijëra të hequr pa të drejtë
nga administrata): "O në detyrë, o në
burg". Televizionet dhe gazetat ziheshin
atëherë për ekskluzivitet, apo qoftë edhe
një intervistë të vetme. Qindra postera
me atë slogan u ngjitën më së shumti
sidomos përreth zyrës së Igli Toskës te
Ministria e Brendshme. Dida e vazhdoi
grevën derisa mjekët e morën me
dhunë dhe e çuan në gjendje të rëndë në
spital në sallën e reanimacionit. Ky ishte
"kulmi" i fundit mediatik i Didës. Pasi e
lanë të merrte pak veten, më 25 shkurt të
vitit 2005, e arrestuan te hyrja e shtëpisë
në Tiranë të Re. Akuzat: Vrasje, korrupsion,
shpërdorim detyre, armëmbajtje
pa leje etj. Më pas lajme rreth "fatit" të
Didës pati vetëm për një periudhë të
shkurtër, por përgjithësisht ato nuk u
konsideruan "të rëndësishme". Përcilleshin
nga korrespodentët e medias në
Berat e Gjirokastër, ku edhe ai "luftonte"
nëpër gjykata së bashku me avokatët
për të fituar atë që ai pretendonte: pafajësinë.
Nuk e mori dot atëherë. Ilirian
Dida kishte në kurriz aq shumë akuza
saqë ashtu siç flitej edhe nga njerëz të
drejtësisë, ai "nuk do të dilte kurrë nga
qelia". Gjithsesi u dënua dhe bëri vetëm
4 vjet e 3 muaj burg. Por duket se përballë
nesh, nuk është fare i gëzuar për
faktin që e kanë "shpëtuar" nga shumë
e shumë vite burg që rrezikonte të bënte.
Përkundrazi. Tani është jashtë hekurave
dhe duket se e ka marrë "malli" të bëhet
përsëri "personazh mediatik". Fillimisht
ka vendosur të rrëfehet për gazetën
"Shqip". Lexojeni intervistën më poshtë,
sepse ka vërtet shumë gjëra interesante.
Por diku mes saj, do të gjeni edhe një
skandal.
Zoti Dida, gjatë dy viteve të fundit
të qeverisjes socialiste, por edhe më
pas, në institucionin e policisë pati
një fushatë "të egër" (kujtojmë të
ashtuquajturën reforma "Toska"),
largimesh të pjesës më të madhe të
drejtuesve kryesorë në polici. Një ndër
ta jeni dhe ju. Por ndryshe nga kolegët
tuaj, ju, jo vetëm që nuk e pranuat atë
fakt, por edhe protestuat nëpërmjet
një greve urie pas së cilës edhe u arrestuat.
Është e vërtetë që në periudhën
për të cilën flisni ju, pati një "fushatë
shtrigash" mes radhëve të drejtuesve të
Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.
Pa asnjë shkak, duke shkelur haptas
ligjin, u shkarkuan dhe u larguan nga
policia dhjetëra kuadro me përvojë dhe
kontribut në kohërat më të këqija për
rendin. Unë jam larguar nga policia në
kohën që drejtoja Drejtorinë e Policisë
së Qarkut të Beratit. Nuk u respektua
ligji që në fillesë. Nuk m‘u dha asnjë
lloj motivacioni. Nga ana tjetër, përpara
shkarkimit, sipas ligjit, duhet përdorur
"pezullimi" dhe më tej jepen masat e
tjera. Por kjo nuk ndodhi. Madje mbi
personin tim nisi një fushatë e tërë
shpifjesh. Pikërisht kjo ishte arsyeja që
unë nuk vendosa të hesht si shumëkush
po u përballa publikisht.
Gjatë karrierës suaj të gjatë në
polici, ju keni urdhëruar prangosjen
e dhjetëra njerëzve në emër të ligjit
e shtetit. Si u ndjetë në momentin që
policia ju arrestoi?
I qetë, shumë i qetë. E prisja arrestimin.
Kundër personit tim ishte
ngritur një makinë e tërë shtetërore.
Pas "rebelimit" tim publik për largimin
antiligjor nga policia, një ushtri e tërë
e SHKB-së gërmonte kudo ku kisha
punuar për të gjetur shkelje në detyrë
apo gjithçka tjetër. Gjëra të turpshme
dhe antiligjore kanë kryer shumë mercenarë
të mjerë në atë kohë. Pra isha i
qetë në atë moment, se atëherë kisha
besim absolut te drejtësia.
Në atë kohë, ju kërkonit të dinit se
çfarë kishit bërë në kurriz të ligjit që të
meritonit atë vendim ekstrem deri në
largim nga radhët e policisë. Madje, ju
këmbëngulët për të drejtën tuaj edhe
duke u futur në një grevë të gjatë e
të rrezikshme urie. Gjithsesi gjithçka
"mbaroi" hidhur. Më shumë se katër vite
të jetës suaj, të kaluara prapa hekurave.
Jeni i penduar që nuk qëndruat "urtë"?
Së pari, duhet të jeni ju dhe gjithë të
tjerët të bindur se asgjë nuk është mbyllur.
Drejtësia, në segmente të caktuara
të saj, edhe mund të gabojë, vonojë
apo edhe të inkriminohet...Por një ditë,
shpata e saj të vringëllin fort mbi kokë.
Për sa i përket pendesës, mund të të
them me plot gojë se në asnjë moment
nuk jam penduar. Nëse do mundeshim
të ktheheshim prapa në kohë, përsëri
njësoj do të veproja. Besoj se kushdo që
ka një fi je dinjitet do bënte të njëjtën gjë.
Dakord, por kjo drejtësi tek e cila siç
thatë më lart, keni pasur besim, nuk ju
riktheu në detyrë, por ju fl aku prapa
hekurave...
Vërtet atëherë kisha besim te drejtësia
dhe kisha bërë mirë. Në këto vite jam
përballur me gjyqtarë dhe prokurorë për
të cilët "bibël" e vetme ishin Ligji Penal
dhe Ligji i Procedurës Penale. Për ata,
respekt dhe mirënjohje.
Por dua të denoncoj publikisht një
pjesë të ndyrë të drejtësisë, siç janë avokatët,
të cilët punët e vetme që dinë të
bëjnë janë ajo e mashtruesit, grabitësit
dhe e sekserit.
Këto janë konstatime të përgjithshme
që bëhen rëndom për avokatët,
prokurorët dhe gjyqtarët. Keni ndonjë
rast konkret?
Po, dua të denoncoj publikisht gjyqtare
dhe gjyqtarë në Qarkun e Beratit,
të cilët, për hir të përfi timeve materiale,
luajnë me jetën e njerëzve, si të luajnë
në ruletë...
Zoti Dida, këto akuza janë të rënda
për një gjyqtar, sepse ju po fl isni për
korrupsion në drejtësi. Keni emra, fakte
dhe për çfarë i akuzoni konkretisht?
Sigurisht që kam. Patjetër që bëhet
fjalë për një rast konkret dhe skandaloz.
Por në dejet e mia vazhdon të rrjedhë
gjak polici dhe juristi njëkohësisht.
Brenda pak ditësh, provat e shumta në
audio dhe video që disponoj, fillimisht
do t‘ia vë në dispozicion Prokurorisë
dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Po atë ditë, do t‘ju thërrasë edhe ju të
mediave në një konferencë për shtyp,
ku do të keni mundësinë që në monitor
të shikoni veprimet korruptive të
avokatëve dhe gjyqtarëve që akuzoj.
Do shihni "Drejtësinë" që numëron
milionat...Pas kësaj, shpresoj dhe besoj
se në Komentarin e Kodit të Procedurës
Penale nuk do të shkruhet më se "korrupsioni
në drejtësi është i vështirë
për t‘u dalluar". Nuk e di se cilit vend i
referohet ky konstatim, por Shqipërisë
aktuale jo. Këtu korrupsioni në drejtësi
funksionon hapur fare. Jo vetëm që
nuk është i fshehtë dhe i sofistikuar,
por është edhe i pacipë, vulgar. Madje
nuk është fare korrupsion, se i korruptuari
të paktën të "mbaron punë".
Janë thjesht njerëz që grabisin hallexhinjtë
deri në palcë, duke shfrytëzuar
dhe përdhosur veladonin e drejtësisë.
Madje do t‘i tregoj opinionit se ku janë
investuar në vila e pasuri të patundshme
paratë e pista të tyre.
Pas përfundimit të dënimit, mos
bëhet fjalë për një hakmarrje të Ilirian
Didës?
Jooo. Hakmarrja nuk hyn fare këtu.
Çështja ime është në Gjykatën e Lartë
dhe aty jam i sigurt njëqind për qind
se do të fitoj pafajësinë. Kjo është hakmarrja
ime për ata që më hoqën lirinë
pa të drejtë. Nuk më dhembin ato katër
vite, por padrejtësia. Denoncimin për
këtë rast korrupsioni në drejtësi nuk e
bëj thjesht për veten, por për mijëra e
mijëra të tjerë që vazhdojnë ta vuajnë
në të gjitha gjykatat e vendit.
Për çfarë u akuzuat dhe u dënuat
konkretisht?
Fillimisht jam akuzuar për shumë
vepra të rënda penale. Habitesha
atëherë me guximin e monstrave që i
gatuanin. Ndonjë miku im bënte edhe
humor të zi atëherë: Ore Ilirian, ne të
dinim drejtues policie, po ti paske qenë
"superkriminel". Si ia dilje t‘i bëje të
dyja?! Pra më akuzuan për vrasje në
bashkëpunim, shpërdorim të detyrës
dhe armëmbajtje pa leje. Nxitimi për
të më dënuar me çdo kusht, krijoi edhe
situata tragjiko-komike. Një prokuror
mjeran arriti deri aty sa më deklaroi se
nuk kishte fakte, por ishte urdhëruar të
sillte çështjen në gjyq. Gjithsesi tullumbacja
u shfry dhe në fund ngeli vetëm
akuza për "shpërdorim detyre".
Për çfarë ngjarjeje bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për vrasjen nga Policia
e Shtetit të një prej personave më të
kërkuar mes kontingjenteve të krimit
në atë kohë, Dritan Zhuka, ose siç
njihet në Berat me nofkën famëkeqe
"Shuaipi". Sipas gjykatës, e kisha konsumuar
veprën me veprime që kishin
të bënin me transportin me makinë
të zbuluar të trupit të Zhukës nga
vendi i ngjarjes deri në morg. Si dhe
me mosveprime, sepse, sipas gjykatës,
nuk kisha lajmëruar prokurorët për të
ardhur në vendngjarje. Policia e Shtetit
nuk është kooperativë bujqësore. Është
strukturë e mirorganizuar me detyra të
përcaktuara qartë. Rregullorja e Drejtorisë
Operative dhe Emergjencave, në
nenin 13, pika 10, përcakton se njoftimi
i prokurorit, është detyrë e oficerit të
rojës. Gjithsesi e vërteta, e cila edhe
është provuar, është se oficeri e ka
bërë njoftimin dhe prokurori ka qenë
në vendngjarje. Për të mos e lodhur
lexuesin mund t‘ju them se për të gjitha
këto skandale do të ketë një gjyq.
Pra nuk e konsideroni të mbyllur
gjithë këtë histori?
Të mbyllur?! Ajo tani fillon...
Pas peripecish të shumta, Gjykata
e Beratit e dha vendimin dhe ju u
dënuat. Që nga viti 1992, ju i keni shërbyer
shtetit si oficer policie, gjithmonë
në anën tjetër të llogores: në ndjekje
dhe prangosje të elementëve kriminalë.
Një drejtor policie, një kolonel
në Burgun e sigurisë së lartë 313 së
bashku me VIP-at e krimit shqiptar,
si e përjetuat? Patët frikë?
Nuk është dobësi të kesh frikë,
sidomos në situata të tilla. Dihet se
çfarë ngazëllimi përjeton një pjesë e të
burgosurve kur shohin në "gjirin" e tyre
një ish-kryepolic. Por unë nuk ndjeva
frikë. Në momentet që kapërceja derën
e 313-s, në mendjen time kaloi rrufe
gjithë karriera ime në polici. Qindra
e mijëra ngjarje, fytyra, dosje... Por
askund nuk "ngeca" në kuptimin se
dikujt i kisha rënë në qafë pa të drejtë
dhe në mënyrë të kundërligjshme. Kjo
është arsyeja që, nga kjo pikëpamje,
isha i qetë me veten fillimisht, por edhe
që u vërtetua në më shumë se katër
vitet që kalova aty.
Nuk patët asnjë incident? Nuk
rastisi që t‘iu dilte përballë ndonjë i
dënuar që ishte kapur në vendet ku
keni shërbyer?
Jo. Nuk pata asnjë incident, edhe
pse kam pasur përballje dhe kontakt
me persona të arrestuar në kohë dhe
vende ku kam shërbyer në polici.
Sjellja e tyre ndaj meje, për hir të së
vërtetës, ka qenë korrekte. Por edhe
unë kam qenë korrekt dhe kam parë
vetëm punën time. Dua t‘ju tregoj një
detaj interesant. Në një nga shëtitjet
në ajrim, u gjenda përballë me një të
dënuar, i cili është kapur nga policia
në kohën që isha drejtor në Qarkun
e Beratit. Ai më foli i pari. Më mban
mend, më tha. Të them të drejtën,
nuk më kujtohej ai person, edhe pasi
më tha emrin. Më pas, duke biseduar,
më tha se ishte nga Tirana, por ishte
arrestuar në Berat. Unë kisha rastisur
në momentin që policët po e fusnin në
ambientet e drejtorisë. Dy prej tyre po e
godisnin dhe unë kisha urdhëruar që të
mos e bënin më atë gjë. Mua, të them të
drejtën, nuk më kujtohej fare ky episod,
por atij i kishte mbetur në mendje.
Si i organizonte ditët një ish-polic
madhor brenda burgut?
Më mungonin shumë dy vajzat e mia.
Edhe sot, ato e dinë se kam qenë emigrant
në Greqi gjatë këtyre katër viteve. E
madhja ndoshta edhe ka kuptuar diçka,
por nuk e jep veten. Unë u kam një borxh
të madh atyre. U rritën me një baba për
të cilin krenoheshin… Gjithsesi, sapo
të mbyllet çështja e pafajësisë sime në
Gjykatën e Lartë, një ditë do t‘jua tregoj
të vërtetën. Por kthehemi te pyetja juaj, si
e mbushja kohën… Duket se populli nuk
ka gabuar kur ka thënë se "çdo e keqe e ka
një të mirë". Kam lexuar aq shumë libra
artistikë, historikë, politikë, saqë numri
i tyre nuk krahasohet me ata që kisha
lexuar në pjesën tjetër të jetës, sidomos
në rini, kur edhe atëherë, nuk lexoja pak.
Një pjesë tjetër të mirë të kohës e kaloja
duke luajtur futboll.
Kur përplaseshit gjatë lojës me
kundërshtarët, krijoheshin incidente?
Jo, më hapnin rrugë dhe bënin kujdes
të mos më ndërhynin fort. Më kishin
frikë edhe aty brenda (qesh). Është
shaka.
Po administrata e burgjeve, gardianët,
si ju trajtonin? Si i kishit kushtet?
Dua të falënderoj administratën e
burgjeve. Unë qëndrova në qeli për 4
vjet e 3 muaj dhe me sytë e mi pashë
evoluimin fantastik të kushteve. Nuk
mungonte gjë. Bibliotekë, televizion,
lojëra të ndryshme, higjienë, ushqim i
mirë dhe, mbi të gjitha, një administratë
me mentalitet civil.
Me kë qëndronit në qeli? Emra të
njohur?
Për hir të së vërtetës, administrata i
zgjidhte njerëzit që sillte në qelinë time.
Nuk dua të zë publikisht emra në gojë,
sepse nuk më lejohet, qoftë edhe për
etikë, por kam kaluar shumë mirë me
të gjithë.
Si i kalon ditët në liri Ilirian Dida? Kur
keni qenë "mbi kalë" besoj keni pasur
shumë miq. Ju kanë ardhur t‘ju takojnë
apo ju kanë telefonuar?
Sapo kam kaluar fazën e çmalljes
dhe rikuperimit të qenësisë sime pranë
familjes. Ishin më shumë se katër vite
dhe në këtë pikëpamje nuk ia uroj as
armikut t‘i ndodhë ajo që më bënë mua.
Po, kanë ardhur të më takojnë shumë
njerëz, madje edhe nga ata që kam
pasur shumë pak marrëdhënie dikur.
Përgjithësisht janë ata që prisja, nuk kam
ndonjë zhgënjim të madh. Sa u përket
"miqve", edhe pse pjesa më e madhe
tani më rezultojnë të fi ruar, ndihem më
i çliruar, pra me më shumë mend në
kokë (qesh).
Një drejtor policie mes "VIP-ave të krimit" shqiptar
Në rrëfi min e tij të parë pas daljes nga qelitë e Burgut
313 për gazetën "Shqip", Ilirian Dida rrëfen edhe
për "ambientimin" e një ish-drejtori policie me emrat
më të njohur të krimit shqiptar që gjenden aty të dënuar
ose në paraburgim. Ka njohur "gjeneral" Nehat Kullën,
Nard Kokën, me të cilin ka ndarë edhe qelinë, por që
u largua shpejt, sepse fi toi pafajësinë, të akuzuarin
për vrasjen e biznesmenit Florian Vila, Petrit Lleshin,
vëllezërit e famshëm Abedin e Qamil Rexha, të cilët
ishin dënuar një herë përpara viteve ‘90, për atentat
ndaj Ramiz Alisë dhe tani vuajnë dënime ekstreme për
vrasjen e mjekut Behar Kastrati dhe shumë të tjerë.
Dida thotë se burgu shumë shpejt do të kthehet në një
"shtëpi të përbashkët" në çdo kuptim. Askush aty nuk
është me dëshirën e tij. Sipas Didës, të gjithë kanë një
jetë të tyren, mëkate mbi supe, dënime të drejta apo
jo, që duhet t‘i kryejnë dhe më pas t‘i revokojnë deri në
daljen e së vërtetës. Kanë jashtë familje që shpresojnë,
por ka edhe mllef e ushqim të lubisë hakmarrje,
për ata që i kanë pleksur në gjëra që nuk i kanë bërë
kurrë. Ja si e koncepton ai një të burgosur që mund të
ketë rënë nën pranga edhe pas një urdhri të tij: "Dua
të ndaj anën ligjore nga ajo njerëzore te gjithsecili nga
ata që njoha në burg. Po të fl as për anën njerëzore,
ndaj përshtypje shumë të mira. Ju mund të pyesni:
një kriminel mund të jetë edhe njeri i mirë? (Në fakt,
autori i intervistës nuk kishte ndërmend ta bënte këtë
pyetje). Është relative… Kam njohur njerëz "të mirë",
të "respektuar", "me thinja të bardha", që faktikisht
janë më kriminelë se kriminelët, jo vetëm në akte,
por edhe moralisht. Por siç ju thashë më lart, ana
ligjore me atë njerëzoren duhen ndarë. Kushdo, pa
përjashtim, që bën diçka të kundërligjshme duhet të
paguajë në foltron të drejtësisë.