E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Do të jemi forca përcaktuese e qeverisjes

27/06/2009  PDK mbyll fushatën në Dibër

“Ju sjell atmosferën e fitores për PDK-në dhe partitë e koalicionit ‘Poli i Lirisë’, dhe atë e rigjej të konfirmuar këtu midis jush”, - kjo ka qenë deklarata plot optimizëm e kreut demokristian Nard Ndoka për qytetarët e Dibrës në mbyllje të fushatës elektorale. Ai shprehu besimin se në këto zgjedhje demokristianët do të jenë forca përcaktuese për mazhorancën e ardhshme qeverisëse. “Ne kemi prezantuar kandidatët dhe përfaqësuesit tanë më të mirë për ju. Janë këta persona që nesër do të jenë avokatët tuaj. Janë këta kandidatë që në parlamentin dhe qeverisjen e nesërme do t’i mëshojnë me forcë projekteve për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës tuaj. Ne premtojmë se do të jemi një zë dhe mbështetje e fuqishme për të gjithë ju. Ndërsa deputeti Jak Ndokaj tha se rikandidon që t’i shërbejë zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›