E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet polici i Burgut të Fushë-Krujës

Tiranë

Forcat e Policisë së Komisariatit Nr. 4 kanë vënë në pranga gardianin e burgut të Fushë-Krujës, Besnik Zekën. Burime policore thanë për gazetën “Shqip” se për Zekën, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte vendosur arrest në burg, pasi ky i fundit dyshohej se në prill të këtij viti ka ushtruar dhunë mbi një qytetar. Pas vendimit të gjykatës, prokuroria ka lëshuar dje edhe mandatin e arrestit për gardianin e burgut, i cili është ekzekutuar nga agjentët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Zeka është banor në territorin që mbulon ky komisariat.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›