E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa e Hysi, mbeten pa fitore

Besa dhe Hysi kanë mbetur pa fitore edhe pas përballjes në mes vete, në kuadër të xhiros së tretë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra llapjane ka qenë më afër ta shijonte trepikëshin e parë, pas një humbjeje e një barazimi, ngase pati më shumë raste. Në anën tjetër, pejanët e patën kontrollin e topit.

Ekipi i Hysni Maxhunit ka lëshuar disa raste të pastra, në të dyja pjesët, me anë të Labinot Osmanit e Leart Eminit, por nuk ia doli ta tund portën e Valmir Bytyqit.

Në anën tjetër, ekipi kuq e bardh e mbajti mirë topin, por kur arrinte tek porta e kundërshtarit, ishte i parrezikshëm.

Madje, skuadra e Miftar Ramës mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 73-të, kur Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Njëjtë si Hysi, edhe Besa mbeti pa e shijuar fitoren e parë të sezonit, por e rrëmbeu pikën e parë, pas dy humbjeve radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›