E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia e ‘papërshtatshme’ për Realin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar se skuadra e tij do të jetë kundërshtari më i ‘papërshtatshëm’ për Real Madridin në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Gjermanisë do të luajë në grupin e kampionëve që përbëhet nga Reali, Manchester City dhe Ajaxi. Por, Klopp insiston se skuadra e tij nuk do të jetë kundërshtar i lehtë.

“Ky grup sjell vetëm gëzim. Natyrisht Real Madridi dhe Manchester City janë në nivel më të lartë se Dortmundi por kjo nuk na ndalon”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp. “Nuk besoj se për ti rivalizuar ata duhet të keni përforcime të shtrenjta dhe futbollistë yje andaj jam i sigurt se do të jemi kundërshtari më i papërshtatshëm”, përfundoi Klopp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›