E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillet mes miqsh e kolegësh prokurori i ndjerë Xhevat Hana

11/01/2012  Mazhoranca bojkoton homazhet: Ministri “harron” kolegun

TIRANE-Përcillet për në banesën e fundit prokurori i Krimeve të Rënda Xhevat Hana. Miq, shokë, kolegë, avokatë dhe gazetarë i dhanë dje lamtumirën e fundit 58-vjeçarit, që për 35 vjet ushtroi profesionin e tij në prokurori të ndryshme të vendit, por dhe institucione të tjera si Avokati i Popullit dhe Presidenti i Republikës. I vendosur në ambientet e “Shtëpisë së Oficerëve” në Tiranë, arkivoli ku prehej trupi i pajetë i prokurorit Hana, u vizitua nga qindra qytetarë, ku nuk kaluan pa rënë në sy vizita e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, si dhe kryetarit të opozitës Edi Rama e deputetë të kësaj force politike. Ato figura politike dhe juridike që munguan në homazhe ishin nga mazhoranca qeverisëse, ku asnjë nga ministrat nuk nguroi t’i jepte lamtumirën e fundit prokurorit të Krimeve të Rënda Xhevat Hana. Ajo që ra akoma më tepër në sy ishte “braktisja” e kësaj ceremonie homazhi nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Pavarësisht kësaj, për rreth një orë të afërmit dhe fëmijët e prokurorit Xhevat Hana, pritet për ngushëllime Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, deputetë të Partisë Socialiste, Avokatin e Popullit Igli Totozani dhe ish-avokatin Ermir Dobjani. Gjithashtu në ceremoninë e homazheve kishin ardhur nga Maqedonia edhe vëllezërit e personit të zhdukur Remzi Hoxha, ku çështja për eshtrat e këtij të fundit u hetua dhe dërgua në gjyq nga prokurori i ndjerë Xhevat Hana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›