Bankat tregtare interesa më të ulëta për kreditë e reja
12/01/2012 Banka Qendrore parashikon reduktim të interesave si reflektim i uljes së normës bazë
Interesat e kredive të reja kanë shfaqur tendenca në rënie, duke treguar një reflektim të uljes së normës bazë të lekut. Në muajin tetor të vitit të kaluar, interesat e kredive rezultuan në rënie për shumicën e kredive dhe të maturiteteve kohore. Interesat e kredive në lekë u ulën për maturitetet nga 6 muaj deri në 5 vjet, ndërsa rritje pësuan interesat për kreditë afatgjatë mbi 5 vjet. Edhe për kreditë në monedhën evropiane tendenca mbizotëruese lidhet me ulje të normave të interesit, përveç kredisë afatshkurtër deri në 6 muaj.
Parashikimi i BSH-së
Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, politika e ndjekur me uljen e normës bazë të interesit do të reflektohet edhe gjatë këtij viti. “Reduktimet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit duket se janë përcjellë menjëherë në tregun e parasë. Yield-et e letrave me vlerë të qeverisë në tregun primar kanë rënë më tej, në reflektim të uljes së normës bazë të interesit në ekonomi dhe kërkesës së ulët të sektorit publik për financim. Tejçimi i uljes së normës bazë tek normat e interesit të depozitave dhe kredive pritet të ndodhë në të ardhmen, në përputhje me kohëvonesat e mekanizmit të transmisionit të politikës monetare”, - theksoi në fjalën e tij Guvernatori Fullani. Muajt e fundit të vitit 2011, kërkesa e sektorit publik është ngadalësuar, sipas të dhëave të BSH-së, ndërkohë që kërkesa për mjete monetare e sektorit privat të ekonomisë ka shënuar rritje. Ritmet e rritjes së kredisë për sektorin privat kanë ndjekur një trend rritës dhe qëndrojnë në nivelin 14.0% në muajin tetor.
Ulja e interesave
Veç kësaj politike, ulja e interesave është reflektim i politikave që vetë bankat ndjekin për ta bërë kredinë më tërheqëse, por ndikim ka pasur edhe ulja e interesave të depozitave, që ka sjellë rënie të kostos së sigurimit të fondeve për bankat. Gjithashtu, një faktor tjetër ka qenë prirja e përgjithshme rënëse e interesave në tregun e brendshëm dhe në tregjeve e huaja financiare. Kriza e eurozonës ka bërë që bankat qendrore t’i rikthehen politikave monetare lehtësuese, çka pritet t’i orientojë normat e interesit drejt niveleve akoma më të ulëta. Ky është një faktor i rëndësishëm që ndikon në normat e interesit në tregje, ndaj gjasat janë që gjatë këtij viti normat e interesit për kreditë të vazhdojnë të bien.
Kredia e re
Deri në fund të muajit nëntor të 2011-ës, totali i kredisë arriti në 520 miliardë lekë, nga të cilat për bizneset totali i kredisë ishte 373 miliardë lekë, nga 370 miliardë lekë, që ishte një muaj më parë. Kredia e re, sipas të dhënave të BSH-së, gjatë 11 muajve të vitit 2011 për bizneset dhe individët ishte rreth 201 miliardë lekë, me një rritje gati 2% krahasuar me 10 mujorin e 2010-ës. Pavarësisht luhatjeve të shpeshta të euros gjatë kësaj periudhe, bizneset kanë vijuar me kreditë në euro. Gjithsesi ajo që bie në sy është një rënie e kredisë me qëllim përdorimi për overdraft, në të dy valutat, euro dhe dollarë. Sektori me kërkesën më të lartë për kredi ka rezultuar ndërtimi, industria nxjerrëse dhe përpunuese, si dhe bujqësia. Por ndryshe nga muajt e mëparshëm ka një ulje të kredisë për sektorin e tregtisë dhe të banesave.
Fitimet e bankave
Bankat përmirësuan rezultatin e tyre financiar në nëntor 2011. Fitimi i sistemit bankar arriti në 3.1 miliardë lekë, nga 2.8 miliardë lekë që ishte deri në fund të tetorit. Ky fitim për sistemin bankar është 40% më i ulët krahasuar me vitin 2010, megjithatë pozitive është tendenca në rritje e fitimeve. Shtrëngimi i standardeve të huadhënies në dy vitet e fundit duket se po jep efektet e dëshiruara në cilësinë e portofolit të kredisë.
Shtohet kredia me probleme
Të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave raportojnë një rritje të nivelit të kredisë me probleme. Ky nivel deri në nëntor 2011 ka arritur në 18.7 për qind, ndërsa një muaj më parë ishte 18.6 për qind dhe në muajin gusht kapi nivelin 18 për qind. Sipas ekspertëve, këto shifra do të ndikojnë negativisht jo vetëm për sektorin bankar, por edhe për vetë individët e interesuar për kredi. Vështirësia e kredidhënies do të rritet, për shkak të kushteve të shtrënguara nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër parametrat makroekonomikë, si inflacioni, borxhi publik, apo ulja e konsumit paralajmëron se performanca ekonomike për vitin 2012 do të jetë e ulët.
Të ulet norma bazë e lekut
Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka kërkuar rivlerësim të politikës monetare duke ulur normat bazë të interesit për lekun. Sipas këtij grupimi, parashikimi për një ulje të shpejtë të normës së interesit për euron nga BQE-ja, shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar, qëndrueshmëria e lekut kundrejt euros dhe norma e inflacionit vjetor brenda parashikimeve krijojnë kushtet drejt uljes së normës bazë të interesit nën 4.75%. Kërkesa vjen pas rënies së përsëritur në 3 tremujorët e parë të vitit 2011 për industritë, si në treguesit e shitjeve, ashtu edhe te norma e fitimit.