E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikrobet që kanë shkaktuar më tepër viktima në botë

Autori i Lajmit: red.
Përveç informacionit për disa viruse të cilat ju ndoshta s i keni dëgjuar kurrë (shumicën e tyre), mund t ju lindin pyetje: E në mes tyre mund të jenë dhe këto: A mund të fusim në sëmundjet më vdekjeprurëse të botës një sëmundje që ka prekur 2 vetë apo tre, apo qoftë dhe 100 pacientë? Mund të thuhet se, më shumë njerëz vdesin në urgjenca apo në shtëpi nga fasulet, komçat e objektet e huaja në rrugët e frymëmarrjes. Më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet “ordinere”, pra pse? Shumë prej këtyre sëmundjeve të reja nuk i “masim” dot më numrin e viktimave. Janë zbuluar relativisht vonë, e për faktorë subjektivë e objektivë nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Egërsia e një sëmundjeje matet nga vdekshmëria që shkakton, nga njohuritë që kemi ne për të, e mjetet në dispozicion për kurim. Prandaj themi, nëse në sëmundjen e re, të parë në tre paciente (në gjithë boteë), nga të cilët, dy vdesin, kjo “përkthehet” që 2/3 vdesin. Pra, në rast përhapje të këtij virusi në 100 pacientë, 66 janë pa shpresë statistikisht. Më kryesorja, mbani mend se bëhet fjalë për sëmundje infektive. Pra që përhapen, janë ngjitëse në një formë a një tjetër. E ne kurrë nuk e dimë, nëse ky virus do të “vendosë” të marrë një viktimë tjetër ose të na çudisë me një epidemi masive. Njohuritë tona minimale, elementi surprizë në favor të virusit dhe vdekshmëria tepër e lartë, krahasuar me sëmundjet e tjera, nuk janë thjesht një tregues i pafuqisë së shkencës mjekësore në këtë aspekt, por një shtytje për të kërkuar e zbuluar rrugë të paeksploruara ! Për këto arsye e shumë të tjera, këto sëmundje i quajmë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.
Hepatiti C
Ky infeksion viral i mëlçisë është shkak madhor në sjelljen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar për herë të parë në 1989, përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut,
p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Në mënyrë globale mendohet se janë mbi 170 milionë persona me këtë infeksion kronik, e çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milionë të tjerë. Nuk ka vaksinë për Hepatitin C.
Hepatiti E
Zbuluar në 1988, ngjan me Hepatitin C, përveçse mund të transmetohet nga ushqimet e ka më pak shanse të jetë fatal.
Escherichia coli
Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë më 1982 pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak me origjinë nga hamburgeret e kontaminuar. Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrënia e mishit të grirë të pagatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse tek fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.
Campylobacter jejuni
Eshtë shkaku kryesor i diarresë në vendet e zhvilluara. Identifikuar në 77, ky bakter prek këdo, por fëmijët nën 5 vjeç dhe të rinjtë janë më në rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjendet në pulën e pagatuar, në qumështin e pazier, të papërpunuar, pasi bakteria bartet nga kafshët e mizat nëpër ferma.
Cryptosporidium parvum
Tjetër fajtor për diarrenë prek një në 40 persona në Europën Perëndimore.
Rotavirusi
Kjo është një endemi mbarëbotërore, përgjegjës për gjysmën e shtrimeve në spitale nga diarreja të fëmijëve. Zbuluar në 73-shin, vjen nga përgatitja e ushqimit me duar të palara, zakonisht në shtëpi.
Mbi 1.000.000. fëmijë vdesin nga pasojat e rotavirusit çdo vit.
Sëmundja e Legjionarëve.
Mori këtë emër në 1976 kur një shpërthim i pneumonisë u pa ndërmjet pjesëmarrësve në takimin e Legjionit Amerikan në Filadelfia. Qindra-mijëra persona infektohen prej saj në të gjithë botën çdo vit; 5-30% e tyre vdesin. Përhapet nga sistemi i ajrit të kondicionuar. Kur kapet në fazën e hershme, trajtohet me rezultat.
HIV-Human Immunodeficiency Virus
Në 1983 u zbulua HIV që është përgjegjës për SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Një sëmundje kjo, e indentifikuar për herë të parë në burrat homoseksualë në Amerikë. Që atëherë, përhapja e kësaj sëmundjeje është bërë më virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi.
Shpërndahet nëpërmjet gjakut e lëngjeve trupore. Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese
Ebola
Ethet hemorragjike Ebola janë një sëmundje vdekjeprurëse tek njerëzit e majmunët, shihet në mënyrë sporadike që nga zbulimi i saj në 1976. Sëmundja mori emrin e një lumi (Ebola) në Kongo (ish- Zaire). Eshtë tepër infektiv nëpërmjet kontaktit me lëngje trupore, sjell temperaturë të lartë e të vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda një jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithë organet e brendshme të tyre bëjnë kolaps total. S ka kurë.
Sëmundja Lyme
U pa në fillim kur po vrojtohej artriti në fëmijët e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallë është fatale, por nëse skuqja fillestare nuk trajtohet, sjell invaliditet nëpërmjet sëmundjes së kyçeve e lodhjeve kronike.

Rotavirusi është një endemi mbarëbotërore, përgjegjës për gjysmën e shtrimeve në spitale nga diarreja të fëmijëve. Zbuluar në 73-shin, vjen nga përgatitja e ushqimit me duar të palara, zakonisht në shtëpi. Mbi 1.000.000. fëmijë vdesin nga pasojat e rotavirusit çdo vit.

Escherichia coli në shumicën e rasteve vjen nga ngrënia e mishit të grirë, të pagatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshë, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse tek fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.

Sëmundja e Alzheimer
Shpesh kur pyesim njerëzit, që nëse e dini se çfarë është SIDA ose tumori, të gjithë thonë po, por kur pyesim se çfarë është sëmundja e Alzheimer, nuk dimë të përgjigjemi me siguri. E pra, kjo sëmundje ka kohë që është zbuluar dhe kohët e fundi po flitet shumë për të. Kjo sëmundje është identifikuar në 1907 nga një mjek gjerman, që quhej Alois Alzheimer. Dhe sot, njihet si sëmundja e pleqërisë ose më saktë, që vjen nga pleqëria. Në fakt është një gabim të quhet e tillë, kjo sëmundje shfaqet me rritjen e moshës, por kjo është një sëmundje e vërtet.
Çfarë është sëmundja e Alzheimer
Alzheimer është një sëmundje që prek trurin, (neurodegjenerative) mosfunksionim normal i disa qelizave nervore, që shkakton në mënyrë progresive dhe të pariparueshme humbjen e memorjes, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në gjestet e jetës së përditshme.
Shkaqet e sëmundjes
Origjina e kësaj sëmundjeje është akoma e pashpjegueshme, e mjekët nuk e dinë akoma si të ndalojnë progresin e kësaj sëmundjeje. Kërkuesit dinë, që kjo sëmundje prek moshat pas 65 vjeç, por ka raste që kjo prek edhe mosha më të reja se 50 vjeç, dinë që kjo sëmundje prek po aq meshkuj sa dhe femra. Dinë gjithashtu, që nuk është sëmundje ngjitëse, nuk ka lidhje me problemet arteriale cerebrale e nuk vjen nga stresi. Por kërkuesit nuk shpjegojnë asnjë shkak të kësaj sëmundjeje.
Siptomat e sëmundjes
Sëmudja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memories, por me një humbje që nuk i ngjason humbjes së memorjes që vjen nga mosha, por një humbjeje të memorjes në mënyrë të konsiderueshme, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, nesër, por në mënyrë progresive. I sëmuri nuk është në gjendje të kujtojë ngjarje që i ka jetuar para pak kohësh, nuk memorizon dot asgjë të re. Fatkeqësisht gjendja ose situata vjen e keqësohet deri në atë shkallë, ku i sëmuri duhet të spitalizohet ose dikush të kujdeset për të në jetën e përditshme, sepse ai bëhet i varur.
Diagnostikimi
Për të identifikuar këtë sëmundje, nuk ekzistojnë teste ose ekzaminime të thjeshta e të sigurta. Kështu që për mjekun, nuk është e thjeshtë të vendosë diagnozën. Mjeku shqyrton me hollësi të gjitha mundësitë që janë origjina e humbjes së memorjes. E vetmja diagnozë e sigurt për momentin është autopsia (sigurisht pas vdekjes së pacientit), ku, vërtetohen dy dëmtimet e trurit që karakterizojnë këtë sëmundje. Ato janë “les plakes stenile” -degjenerim të neurofibrileve.
Trajtimi i sëmundjes
Fatkeqësisht, në këtë moment nuk ekziston akoma një medikament, që mund të shërojë sëmundjen Alzheimer ose të ulë progresin e saj. Ekzistojnë medikamente, që ndihmojnë ose lehtësojnë siptomat dytësore, që janë depresioni, akthi, pagjumësia e paranoja. Sigurisht, është shumë e rëndësishme, që marrja e këtyre medikamenteve të jetë e kontrolluar në mënyrë sistematike nga mjeku.

Perhapja e semundjes eshte pak a shume e njejte ne gjithe boten dhe leviz 5% - 10% ne moshen 65 vjecare. Cdo vit perqindja e te semureve pas kesaj moshe rritet me 2% per te arritur sipas disa statistikave jo shume optimiste ne 50% ne moshen 85 vjecare. Pra cdo dy pleq ne ate moshe njeri ka Alzheimer.
Duke llogaritur qe edhe ne Shqiperi qendrojne pak a shume keto statistika filloni te shtrydhni kujtimet dhe jam i sigurte qe do ju vijne ne mend gjysher tuajet apo shokeve qe kane patur simptoma Alzheimeri.

Problemi i mjekesise shqiptare sidoqofte nuk qendron ne te kaluaren sepse ndoshta injoranca e atehershme nuk lejonte diagnostikimin e kesaj semundje. Problemi qendron sot qe akoma vazhdon te thuhet per pleqte se kane "skleroze" ose vdesin "nga pleqeria". Kur ka probleme memorie gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se MUND te jete Alzheimer.

Persa i perket shkaqeve.
Eshte e vertete qe shkaqet nuk jane zbuluar plotesisht, por kerkuesit nuk jane krejt ne erresire. Ka disa hipoteza qe bazohen ne njohurite e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetem hipoteza. Duhet kuptuar qe hipoteza ne mjekesi (dhe shkence) nuk jane ide spekulative artistike por argumentohen me fakte. Psh. plakat senile permbajne derivate te nje proteine qe prodhohet nga kromozoma 21. Kjo kromozome eshte ajo qe shkakton dhe semundjen e Down (kane tre kromozome 21). Ata qe jane me Down nese arrijne te rrojne deri 40-50 vjec zhvillojne te shumten e hereve dhe Alzherimer. Pra ka dicka ne ate kromozome qe mund te jete nje nga aresyet. (E kote te kujtoj qe kur mjeket tane nuk diagnostikojne dot Alzherimerin vetem nuk besoj se do diagnostikonin Alzheimerin kur i fillon nje Down-i.)

Ata qe preken nga semundja e Alzheimer ne moshe te re (40 - 50 vjec) qellon qe kane patur ne familje dike tjeter qe ka vdekur me Alzherimer. Ne kete rast ekziston nje komponent i forte gjenetik dhe prognoza e semundjes eshte pesimiste pasi e vdes pacientin ne 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin ne 5-15 vjet).

Per kete semundje nuk ekzistojne medikamente sheruese por ekzistojne rregulla te caktuara qe mund te ndiqen ne shtepi per ti vonuar semundjen dhe kollajtesuar jeten e coroditur te pacientit.

Studime mbi trurin e njeriut.
Studimet e fundit tregojne se:
-Burrat mendojne zakonishtme me nje hemisfere te trurit(gjysmen), ndersa grate kane tendencen ti perdori te dyja njekohesisht(prandaj ja fusin kot shume here)
-Burrat jane me te zote kur perdorin llogjiken, ose ftohen te zgjidhin nje problem te caktuar, Ndersa grate kane me shume aftesi gjuhesore, dhe kane tendencen te kryejne shume pune njekohesisht.
-Mendimi qe kerkon llogjike zbatohet ne hemisferin e majte ndersa punet krijuese kerkojne funksionet e hemisferit te djathte.
-Kur fleme, truri jone eshte ne pune, ashtu sikur edhe zgjuar. Gjate gjumit truri qarteson pershtypjet e dites.
-Qe te mbajme mend nje ender, duhet te zgjohemi ne mes te endres. Kur enderojme, memorja afatgjate eshte perkhesisht jashte perdorimit.
-Nje gjume me cilesi te keqe, i bene shume njerez te mefshet, duke u kufizuar rendimentin dhe mundesine mer te mesuar. (Kujdes ju studentet, mos rrini deri vone zgjuar, se do te merni 4-a neser ne shkolle e do tju rrahi mesuesi......)

30 vdekjet më të çuditshme në historinë e botës
1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës
Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë
Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë
Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit
Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt
Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë
Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës
Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh
I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit
Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë
Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht
Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli
Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një shesh bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli
“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat
Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje
Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor
Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë
Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti
Robert Williams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e William duke e vrarë atë në çast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokën
Aktori Vic Morrow ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Twilight Zonë: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi
Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes
Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.

22. Jerome MoodyMbytje ironike në pishinë
Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje në skenë
Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku
Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk, i cili pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigante
Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.

26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe
Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja
Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.

28. Brian Wells
Vdekje nga varësja
Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku
Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave
Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj

Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›