Sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë
Autori i Lajmit: red.
Çdo sëmundje tek një fëmijë është më e rëndë, sesa e njëjta sëmundje tek një i rritur sepse sistemi imunitar nuk është zhvilluar tërësisht dhe sepse mund të shfaqen rëndime, probleme. Një infeksion në fyt përshembull mund të përhapet në kraharor, sepse rrugët e frymëmarrjes janë shumë të shkurtra.
DIARREJA
Diarreja ose heqja e barkut karakterizohet nga të dala jashtë të ujshme të shpeshta dhe në gjuhën popullore quhet barkqitje. Diarreja është mjaft e shpeshtë tek fëmijët e moshave të vogla, veçanërisht nga 6 muaj deri në 2 vjeç. Diarreja e shpeshtë mund të paraqitet tek foshnjat nën 6 muaj, që ushqehen me qumësht lope
apo ushqim artificial. Diarreja së bashku me të vjellat është shenjë e infeksioneve të stomakut dhe
zorrëve, shkaktuar nga viruset ose bakteret. Diarretë e shkaktuara nga viruset janë më të shpeshta
në dimër dhe shfaqen me të vjella, mungesë oreksi që ndiqen nga diarreja me jashtëqitje të lëngshme
dhe të shumta. Nëse ka temperaturë, mund t i kalojë 38 gradët. Pas dy ditësh, diarreja pakësohet dhe brenda dy ditëve të ardhshme zhduket. Infeksionet e murit të brendshëm të stomakut dhe të zorrëve të holla (gastroenteritet bakteriale) shfaqen më shumë në muajt e verës dhe shkaktohen shpesh nga ushqimet e infektuara. Bakteret më të zakonshme janë Salmonella, Dizanteria ose Escherichia Coli: Këtë e tregon analiza e jashtëqitjeve.
Si dallohet?
Jashtëqitjet e lëngshme dhe të vazhdueshme janë shenja e pagabueshme e diarresë. Megjithatë, mund të
lindë ndonjë dyshim, veçanërisht kur fëmija ushqehet me qumësht dhe është pak muajsh. Në këtë rast
ai ka shpesh jashtëqitje gjysmë të lëngshme. Si mund të sigurohemi që ka vërtet diarre?
Është me siguri diarre, kur numri i jashtëqitjeve kalon shumë atë të zakonshmin (më shumë se 6-7 herë
në ditë për foshnjat). Tek fëmijët mbi dy vjeç mund të flitet për diarre me më pak se 5-6 jashtëqitje
të lëngshme në ditë. Edhe pamja e jashtëqitjeve është e rëndësishme. Kur është diarre, jashtëqitjet janë
të ujshme ose gjysëm të lëngshme. Edhe tek fëmija më i madh, jashtëqitjet mund të jenë të lëngshme
dhe gjysmë të lëngshme.
Masat parandaluese të diarresë
• Respektimi i rregullave të pastërtisë, e sidomos i larjes së duarve
• Ushqyerja me gji
• Përdorimi i ushqimeve të freskëta të sapopërgatitura
• Përdorimi i ujit higjenikisht të pastër
• Pastrimi i mirë i enëve
• Mbrojtja e enëve nga mizat
• Përpunimi i mirë i ushqimit, gatimi i plotë i tij
• Përdorimi i rrobave të lara
Çfarë të bëni duke pritur pediatrin?
Janë pak, por të rëndësishme, mjetet që duhen përdorur:
• Jepini për të pirë lëngje sa më shumë fëmijës. Përdorni solucionin e trisolit (për të fituar lëngjet, nga goja).
• Ndërprisni ushqimin me qumësht artificial, duke hequr edhe dy - tre vakte në ditë. Nëse fëmija është më i madh, mos i jepni qumësht dhe djathë, pasi nganjëherë sheqeri i qumështit (laktoza) nuk thithet nga trupi dhe mund të shtojë diarrenë.
• Ushqeni foshnjën sa më shumë me gji.
• Mos i jepni fëmijës ilaçe kundër diarresë pa këshillën e mjekut. Shumë ilaçe nuk janë të dobishme dhe mund të jenë edhe të dëmshme për stomakun.
• Mos i jepni suposte (ilaçe që vendosen në rektum) kundër temperaturës, pasi do të dilnin përmes diarresë, përpara se të thitheshin nga stomaku.
• Në ndonjë rast, diarreja është kaq e shpeshtë dhe e shumtë, sa shkakton shumë shpejt një dehidratim, edhe pse prania e të vjellave pengon rihidratimin me anë të gojës; atëherë bëhet e nevojshme të shtrohet fëmija në spital, për ta rihidratuar.
Si të dalloni dhe trajtoni tharjen e lëngjeve tek fëmija
Fëmija juaj mund të ketë humbur lëngje të trupit, në rast se paraqet një apo më shumë nga shenjat e
mëposhtme:
• Goja dhe buzët e thara
• Urina në ngjyrë të errët dhe e pakët në sasi
• Mungesë urinimi mbi 6 orë (në fëmijët e vegjël mund të ketë më pak se 6 panolina të lagura në 24 orë, ose mungesë urinimi për 6-8 orë).
• Sytë e fundosur, të futur thellë në zgavrat
• Fontanela e thelluar. (pjesa e butë e kokës)
• Përgjumje apo këputje e pazakontë, ose grindet shumë.
•Lëkura e tij është e thatë, dhe në rast se tërhiqet me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pala
e lëkurës kthehet prapa me ngadalë.
Si trajtohet diarreja në shtëpi
Mund të trajtohet në shtëpi atëherë kur fëmija pi mirë, nuk ka të vjella, temperatura është deri në 37.5 C, të dalat jashtë në formë diarreje janë jo më shpesh se 6-7 herë në ditë. Për shkak të të dalave jashtë të shpeshta, fëmija humbet lëngjet e trupit dhe kjo e rëndon gjendjen. Që fëmija të fitojë lëngjet e humbura, duhet t i jepen lëngje dhe sa më shumë, por aq sa pranon fëmija dhe jo më shumë se 2-3 ditë.
Lëngjet më të përshtatshme në kushtet e shtëpisë janë:
• Trisoli
• Çaji i lehtë
• Lëngu i orizit
• Uji i zier
• Kosi
• Banane e shtypur pure
• Suprat e ndryshme.
Sasia e lëngjeve shtesë që duhen dhënë është:
• Për fëmijët deri në 2 vjeç, rreth 50-100 ml pas çdo daljeje jashtë
• Për fëmijët mbi 2 vjeç, rreth 100-200 ml pas çdo defekimi.
Nëse jepen këto lëngje, shpesh diareja shërrohet brenda disa ditëve pa përdorur ilaçe.
Përgatitja dhe përdorimi i trisolit
Trisoli merret me paketë i gatshëm ose përgatitet në shtëpi: Tetë lugë kafeje të mbushura me sheqer, një lugë kafeje e mbushur me kripë gjelle, treten në 1 litër ujë të pastër, të zier dhe të vakur. Fëmijës kjo përgatitje i jepet me lugë. Nëse heqja e barkut i vazhdon mbi 2-3 ditë dhe ka të vjella, fëmija duhet të vizitohet tek mjeku. Nënat me fëmijë të vegjël mund të gjejnë trisol në të gjitha pikat farmaceutike, ose ta kërkojnë atë nga mamitë dhe infermieret e shërbimit shëndetësor.
Si kurohet diarreja
Në përgjithësi, ilaçet nuk shërbejnë, vetëm duhen dhënë lëngje, që fëmija të fitojë lëngjet e humbura.
Nëse fëmija ka temperaturë të lartë, pediatri do të japë ilaçe kundër temperaturës. Gjithashtu
mund t ju këshillojë të zëvendësohet qumështi pluhur me qumësht të veçantë etj.
Fëmijët deri në 6 muaj
Nuk i duhet ndërprerë dhënia e gjirit, por të jetë më e shpeshtë. Kur fëmijët ushqehen me qumësht lope, ose kutie, qumështi duhet holluar përgjysmë me lëng orizi ose me ujë për një periudhë gati 2- ditore.
Fëmijët mbi 6 muaj
Përveç gjirit jepet një vakt më shumë në ditë sipas moshës, si për shembull paluze me miell orizi
dhe kos.
Fëmijët mbi 1 vjeç
Rekomandohet të jepet lëng orizi i gatuar me mish të grirë dhe perime, duke i shtuar një ose dy lugë kafeje
me vaj. Kjo përgatitje duhet të jetë e butë dhe e përzier mirë. Fëmijës me diarre nuk i duhet ndërprerë
ushqimi. Dhënia e ushqimit ndikon në ndalimin e diarresë dhe në ruajtjen e peshës. Sasia e ushqimit
të jetë e shpeshtë dhe nga pak, të paktën 6 herë në ditë. Kur fëmijës i shtohet oreksi, mund të marrë
racion ushqimor të plotë.
Fëmijët më të mëdhenj, pasi kalon e vjella, do të përshtaten disa ditë me një ushqim me bazë orizi, me
vaj dhe djathë, supë me patate dhe karrota, çaj me biskota. Pasi kalon diarreja, jepini të njëjtat ushqime
që i keni dhënë më parë, duke i shtuar edhe një vakt më shumë, për dy javë mbas ndalimit të diarresë.
Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj: Ka diarre për më shumë se gjashtë orë rresht; Ka gjak në jashtëqitje; Ka shenja të humbjes së lëngjeve, siç i përshkruam më lart.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008