E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një milion e gjysmë analiza në një laborator

Më shumë se një milion analiza janë kryer vetëm në laboratorin e spitalit universitar në Tiranë "Nënë Tereza". Të gjitha këto kontrolle janë kryer në laboratorin klinik biokimik.

Po ashtu në laboratorin imunologjik janë kryer brenda një viti rreth 13 mijë analiza dhe në laboratorin mikrobiologjik janë kryer rreth 18 mijë ekzaminime. Të gjitha shifrat janë bërë publike nga Drejtoria e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza".

Sipas përmbledhjes së të dhënave të gjitha këto ekzaminime janë kryer nga laboratori më i madh në vend, që ndodhet pikërisht në këtë spital. Analiza në këtë laborator kanë kryer pacientët nga Tirana, por një numër i madh ekzaminimesh pothuajse njësoj me kryeqytetin kanë kryer edhe pacientët e ardhur nga rrethet, të cilët janë shtruar për trajtim më qendër. Kështu, QSUT-ja referon se: "Siç shikohet nga pasqyra e mësipërme kemi një rritje të kostos për pacient dhe për ditë qëndrimi. Duke pasur parasysh që kjo kosto paraqet shpenzimet faktike të realizuara kjo tregon që ka ardhur gjithnjë në rritje plotësimi i nevojave të pacientit për barna dhe shërbime të tjera. Sakaq, reagjentët e munguar në shërbimin e laboratorit nuk do të vonojnë shumë, pasi do të blihen me prokurim të drejtpërdrejtë. Sipas përfaqësuesve të QSUT-së, shumica e reagjentëve të veçantë që i duhen laboratorit do të blihen së bashku me materiale të tjera të nevojshme për të ekzaminuar pacientë të kategorive specifike. Për sa u takon disa prej mungesave që janë bërë "gangrenë" e pacientëve, dy ditë më parë QSUT-ja ka njoftuar zyrtarisht se janë duke përfunduar procedurat e shpërndarjes së materialeve hotelerike në spital. Bëhet fjalë për dyshekë, çarçafë, batanije, pizhame, apo materiale të tjera të nevojshme për plotësimin e kushteve "mbështetëse" në pavijonet ku qëndrojnë të sëmurët


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›