E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i shqetësuar për të panjohurit që po i marrin pushtetinNga Antena brenda familjesSandri është i shqetësuar nga një foto në sitin e kryeministrit ku paraqitet Berisha gjatë pushimeve në Dhërmi në një takim me Vasil Bollanon dhe ca grekë të tjer

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i shqetësuar për të panjohurit që po i marrin pushtetinNga Antena brenda familjes

Sandri është i shqetësuar nga një foto në sitin e kryeministrit ku paraqitet Berisha gjatë pushimeve në Dhërmi në një takim me Vasil Bollanon dhe ca grekë të tjerë.

Informacionet që i erdhën ia trazuan keq ditën dhe u bë si i tërbuar. Mori në telefon një nga punonjëset që është pranë Berishës dhe që Sandri e ka në bordero dhe i jep fshehtas një rrogë vetëm për t’i raportuar gjithçka që ndodh, kush hyn e kush del në kryeministri.

- Kush është ky burri që ka takuar kryeministrin dhe unë s’di gjë, e pyeti.

- Ja të pyes, i tha zonjusha, se këta i flasin të gjithë njëri- tjetrit me “qirje” dhe s’e merr vesh kush është i vërteti.

- Moj ti k…, se aty ju rri mendja juve. Nuk të pyeta për Bollanon, se atë e njoh, por për këtë tjetrin.

- Qyqja mor çun, sa ters e more, ja të pyes pak e të them.

Pas pak e mori në telefon.

- Qenka një i gazetës Standard, qenka dhe nga Himara dhe nga Shkodra, qenka i Lul Bashës dhe po ndërmjetësoka që Bollano t’i mbushë mendjen Dules të hyjë në qeveri.

Sandri u prish në fytyrë.

- Shko moj k…, merr vesh ti nga këto punë, dhe i mbylli telefonin.

- Çfarë do ky b…q... tek doktori pa ditur gjë unë, tha me vete. Po e solli ky Dulen, unë shkova për lesh se ai m’i merr të gjitha.

Pyeti një herë Fevzon si mund të shkonte kjo punë.

- Nuk e di, tha Fevziu. Do flas pastaj me Bakojanin se e mora dhjetë minuta më parë, po paska qenë në sallon të bukurisë dhe s’fliste dot. Më tha më merr pastaj kur të jem në zyrë. Ta pyes një herë, po s’besoj, Karamanlisin që takova para një jave më tha as që i duhet Berishës Dulja fare. Mos ta çajë kokën. Është spiun i Papandreut, më tha. Në fakt s’pata kohë ta prisja Papandreun kur erdhi para zgjedhjeve në Tiranë se kisha një takim në Rogner, por kam idenë se e ka spiun atë Dulen.

- O Fevzo ç’më lodh k… me këto grekët, kam hallin e këtij shqiptarit që hiqet si grek, dhe po na futi Dulen në qeveri ky, na ra gjithë pushteti.

- Po ku i njoh unë shqiptarët mo burrë, ç’më lodh me ta. Merru vetë me ta. Pastaj ç’punë të prish ai ty, ti ke pjesën tënde.

- Si mo ç’punë më prish. Njërit nga këta të Standardit i jep hidrocentrale, këtij i jep rrugët që çojnë në bregdet nga fshatrat e Himarës, unë dal me këpucë të kuqe. Se e bën ai Lul Basha gjithë këtë më duket, se lekët e atij janë këto. Ia tregoj unë atij b...q… holandez.

- Po ç’ke me Lulin mo burrë, le s’e ka hallet e veta. Ka dy muaj që do t’i marrë një prononcim pozitiv Departamentit të Shtetit. Se ç’është një lobist i Hillarit që rri në Londër, që e gënjen që do ketë deklaratë nga Hillari pozitive për zgjedhjet dhe u çmend se i ka thënë dhe doktorit që do ta kemi brenda gushtit.

- Mos ka atë Fazlliçin në Londër se k… është ai, e di njeri të rëndësishëm dhe Fazlliçin.

- Jo mor burrë, se është një që ka lidhje me Hillarin, se ma ka pasë thënë dhe Gordon Braun një herë që e takova, që e njihte këtë lobistin, prit se ia harrova emrin si e ka, nejse, varja, dhe më tha Braun, që është i fortë shumë dhe Berisha ka bërë mirë që e ka paguar.

- O me kë merrem unë, ti ke lajthitë. Unë të flas për një pronar të Standardit, ti më flet për Gordon Braunin. Vari trapin.

- Po ç’të të them unë mo Sandër. Ti do të bësh dhe rrugë, dhe hidrocentrale dhe fshatra turistikë dhe resorte në Dajt, dhe televizion, dhe politikë kombëtare, dhe koalicion të gjerë. Në ndonjërën do dështosh se nuk ikin gjithë punët vaj.

- Ore, puna është se ne punojmë dhe të tjerët na marrin paratë, pa kujt i plasi k… se nuk ecin punët vaj. Se tani del papritur ky Qukapi për shembull, bëhet prefekt Tirane, nuk e rruan më për ne. Se merr dot ti thaush të q… robt, se i thotë Rrahmanit, ai Shkëlzenit dhe shkojmë për lesh. Le që janë gjallë ca nga ata të Grorit akoma, që rrinë me këta dhe na fusin ndonjë koqe, shkojmë për lesh. Po na i morën këto poste këta që s’kanë lidhje me ne, dhe po na mori krahët dhe ky Lul Basha me këta sekserët e vet, ne t’i biem fyellit pastaj. Do t’ia q… robt kush më përzihet tani e tutje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›