Milan/ Alegri me mungesa e në rrezik
Kriza e Milanit tanimë është edhe në dëmtimet e lojtarëve. Alegri nuk mund të llogarisë në ndeshjen e sotme ndaj Malagës tre lojtarë kryesorë: Abiati, Abate dhe De Jong, të cilët nuk mund të jenë për sfidën ndaj spanjollëve. Të tre lojtarët janë të dëmtuar dhe nuk janë grumbulluar fare nga trajneri. Sakaq vlen të theksohet se një humbje tjetër, për më tepër me gola dhe pa një lojë bindëse, mund të jetë fatale për trajnerin e Milanit, i cili me gjasa mund të shkarkohet menjëherë nga posti.