Çani kontestohet në Poloni
Edgar Çani nuk po arrin që të fitojë sërish tifozët e skuadrës së Polonia Varshavës. Në ndeshjen e fundit, Çani u aktivizua vetëm për disa minuta në fund të takimit, por menjëherë me futjen e tij në fushë dhe deri në fund të ndeshjes, për çdo top që prekte, ai kontestohej nga tifozët. Këta të fundit nuk e kanë falur ende për disa deklarata në shtyp para se të rikthehej, ku ai nuk u kursye duke e konsideruar si një periudhë shumë të keqe kohën që kaloi te Polonia e Varshavës. Madje Çani pat theksuar se nuk do kthehej më kurrë te kjo skuadër, por pasi nuk arriti të firmosë në merkato me ndonjë klub tjetër, sulmuesi u detyrua në një farë mënyre t’i bashkohej grupit te Polonia e Varshavës.