E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaktari mund kampionët e Europës, ndalet Juventusi

Natë surprizash në Champions: Kampionët e Europës, londinezët e Çelsit, munden në Ukrainë nga Shaktar Donetsk, teksa ndalet në barazim Juventusi. Skuadra e Di Mateos pësoi një gol të shpejtë që në minutën e tretë të takimit (Teksiera) dhe e pati të vështirë më pas që të depërtonte në mbrojtjen e Donetskut. Sakaq, në pjesën e dytë vendësit dyfishuan me anë të brazilianit Fernardinjo, teksa braziliani tjetër, këtë herë i Çelsit, Oskar, veçse shënoi golin e nderit. Kokulur, por me të paktën një pikë kanë dalë nga fusha edhe lojtarët e Juventusit, të cilët nuk arritën të merrnin një fitore në fushën e modestëve danezë të Nordsjaelandit. Madje juventinët barazuan vetëm në minutën e 81-të me anë të Vuçiniç. Një fitore të vuajtur mori edhe Barcelona ndaj Sëlltikut, teksa goli vendimtar u siglua vetëm pak sekonda nga vërshëllima e fundit e arbitrit. Pak a shumë e njëjta situatë edhe për Mançester Junajtid, por djemtë e Aleks Fergusonit shkuan dy herë në disavantazh para se të barazonin dhe më pas të shënonin golin e fitores.

Ndeshjet
Grupi A/ Sonte

Dinamo Zagreb-PSG    20:45
Porto-Dinamo Kiev    20:45
Grupi B/ Sonte
Arsenal-Shalke    20:45
Montpelie-Olimpiakos    20:45
Grupi C/ Sonte
Zenit-Anderleht    20:45
Malaga-Milan    20:45
Grupi D/ Sonte
Ajaks-Mançester Siti    20:45
Dortmund-Real Madrid    20:45
Grupi E/ Mbrëmë
Nordsjaeland-Juventus    1-1
Bekman 50′/ Vuçiniç 81′
Shaktar Donetsk-Çelsi    2-1
Teksiera 3′, Fernardinjo 52′/ Oskar 88′
Grupi F/ Mbrëmë
BATE Borisov-Valencia    0-3
Soldado 45′ (p), 55′, 69′
Lilë-Bajern Mynih    0-1
T.Myler 20′ (p)
Grupi G/ Mbrëmë
Spartak Moskë-Benfika    2-1
Karioka 3′ Zhardel 43′ (autg)/ Lima 33′
Barcelona-Sëlltik    2-1
Iniesta 45′, J.Alba 90+4′/ Samaras 18′
Grupi H/ Mbrëmë
Gallatasarai-CFR Kluj    1-1
Jilmaz 77′/ Nounkeu 19′ (autg)
Man.Junajtid-Braga    3-2
Hernandez 25′, 75′, Evans 62′/ Alan 2′, 20′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›