Cissokho në Valencia

Valencia ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë Aly Cissokho nga Lyon në kontartë katërvjeçare. Cissokho, 23 vjeç vjen në Mestalla si zëvendësim për Jordi Alban i cili iu bashkua Barcelonës më herët gjatë kësaj vere.
“Cissokho është futbollist me përvojë të konsiderueshme, pavarësisht moshës së re, dhe tashmë është inkuadruar edhe në Kombëtaren franceze si dhe ka zhvilluar ndeshje në nivelin më të lartë të klubeve, në Ligën e Kampionëve”, deklaroi drejtori sportiv i Valencias, Brauilio Vazquez.
Klubet nuk kanë bërë të ditur detajet financiare të marrëveshjes.