Milan Ibra dhe Tiago Silva ndaj Juves
Kupa e Italisë kthehet në fushë me takimet e kthimit në gjysmëfinale dhe natyrshëm që e gjithë vëmendja është e përqendruar te sfida e sotme ku Juventusi pret Milanin.
Bardhezinjtë fituan 2-1 në takimin e parë në “San Siro”, por “Djalli” duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Edhe pse fillimisht u mendua se do të përdorte rotacionin, trajneri Alegri ka ndryshuar mendje dhe është i gatshëm të hedhë në fushë të gjithë artilerinë e rëndë.
Në fakt, ndeshja që do të luhet sot në 20.45 në “Juventus Stadium” është aq e rëndësishme sa stafi teknik I kuqezinjve ka zgjedhur që Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva të jenë në fushën e lojës.
Ndryshe nga sa u përfol në fillim, sulmuesi suedez dhe mbrojtësi brazilian do të jenë titullar, në portë do të jetë portiere Amelia, ndërsa një ndeshje pushim u janë lënë Boneras dhe Ambrozinit.A në mesfushë do të lujanë Akuilani, Van Bomel, Muntari e Noçerino, ndërsa Sedorf do e nisë takimin nga stoli.
Në anën tjetër, te Juventusi kthehet titullar Del Piero, që pritet të luajë përkrah Kualjarelës, ndërsa në dispozicion të trajnerit Konte nuk janë Bufon, Barxalji dhe Matri. Portieri është lënë pushim, ndërsa mbrojtësi dhe sulmuesi nuk do të luajnë pasi janë të dëmtuar.