Kina ne sulm per yjet e futbollit nderkombetar

Rritja e jashtëzakonshme ekonomike dhe financat e mëdha kanë bërë që Kina të mendojë seriozisht për të rritur cilësinë e futbollit. Nikolas Anelka ishte i pari që mori guximin të transferohet në vendin aziatik, mbi të gjitha i joshur prej përfitimeve financiare, megjithatë ai pritet të mos jetë i vetmi.
Kjo edhe sepse klubi i Guizhou Renhes, një prej skuadrave më të pasura që militojnë në Superligën kineze, është vënë në ndjekje të dy emrave të mëdhenj të kampionatit anglez. Bëhet fjalë për Rio Ferdinand dhe Frenk Lampard.
Lajmi i publikuar nga tabloidi “The Sun” është konfirmuar edhe nga presidenti i Guizhou, Uang Goulin, i cili ka theksuar se kërkon të ndërtojë skuadrën më të mirë në Kinë dhe është i gatshëm të investojë shumë para, për të afruar Rio Ferdinand e Lampard.
Ndërkohë, nga Kina vijnë edhe lajmet se pas Anelka, Shanghai Shenua vazhdon të ëndërrojë afrimin e emrave më të rëndësishëm të futbollit botëror. Skuadra nga qyteti më i madh kinez kërkon edhe sulmuesin Didië Drogba, por mbi të gjitha trajnerin Zhoze Murinjo.
Për të bindur “Special One” që të largohet nga futbolli europian, drejtuesit e klubit nga Shangai janë të gatshëm t’i ofrojnë 360 mijë euro rrogë në javë, ose më saktësisht 1 milionë e 440 mijë euro në muaj. Një ofertë që gjithsesi trajneri i Realit të Madridit duket se nuk ka ndërmend ta pranojë.