E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA ikago tallet me Orlandon

Kampionati amerikan i basketbollit po hyn në fazën më të nxehtë, ndërsa spektakli mbetet i garantuar. Çikago Bulls i ka dhënë një leksion të mirë Orlando Mexhik, Dallas Maveriks regjistron një triumf vendimtar në garën për një vend në “play off” kundër Denver, ndërsa fitore të rëndësishme kanë arritur edhe Minezota dhe Filadelfia.
Edhe pa Derik Rouz të dëmtuar, Çikago zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme në fushën e Orlandos dhe fiton me shifrat 85-59. Demat kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme defensive në Florida, që vendosin një rekord të ri për numrin më të vogël të pësuar gjatë sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes.
Record ka vendosur edhe trajneri i Çikagos, Tom Tibodo, i cili shndërrohet në trajnerin që arrin më shpejt kuotën e 100 të fitoreve në karrierë: atij I kanë mjaftuar vetëm 130 sfida dhe kalon për një ndeshje Evëri Xhonson. Në fitoren e Bulls-ave spikatën Buzër me 24 pikë dhe 13 pritje nën tabelë dhe Lukas me 20 pikë.
Dallas Maveriks regjistron një fitore shumë të rëndësishme 112-95 me Denver Naxhets, në një prej përballjeve direkte për një vend në “play off”. Kampionët në fuqi të NBA-it e kanë pasur gjithmonë nën kontroll duelin, mbi të gjitha falë 33 pikëve dhe 11 pritjeve nën tabelë të Dirk Novitzkit.
Vuan deri në sekondat e fundit, por fiton Boston Sëlltiks: 79-76 kundër Atlantës. Rei Alen realizon pikë të rënda, e së bashku me Pirs dhe Garnet, ai I dhuron Bostonit triumfin e 24-rt sezonal.
Buzëqesh edhe Filadelfia që mposht 105-80 Sharlot Bobkets, në një mbrëmje ku shkëlqyen Holidej dhe Jang me nga 20 pikë secili. Ndërkohë fitore kanë regjistruar edhe Klivland 105-100 përballë Nju Xhersit dhe Minezota, 97-9. kundër Golden Stejt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›