Messi futbollisti me i paguar per vitin 2011
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi ka përfituar 33 milionë euro në vitin 2011 nëpërmjet rrogës dhe kontratat me sponsorët, duke u shndërruar në futbollistin më të paguar në botë. Ylli “blaugrana” ka zbritur nga froni Devid Bekham, i cili ka qenë lojtari më I paguar për disa vjet, mbi të gjitha falë marrëveshjeve me Adidas, EA dhe Armani.
Por, me popullaritetin gjithmonë në rritje dhe shkëlqimin e vazhdueshëm, duke përfshirë këtu edhe rekordin në Champions League me 5 gola të shënuar në portën e Leverkusen, përveç vlerësimit si lojtari më i mirë në botë, tashmë Mesi bëhet edhe ai që përfiton më shumë. Rroga e tij te Barça shkon në 10,5 milionë euro, ndërsa 22,5 I ka përfituar nga publiciteti.
Në klasifikimin e publikuar nga “France Football”, sulmuesi argjentinas ndiqet pikërisht nga Bekham. Mesfushori 35-vjeçar i Los Anxhelos Galaksi ndodhet në vendin e dytë me 31,5 milionë euro përfitime.
Podiumi plotësohet nga Kristiano Ronaldo. Ylli i Realit të Madridit e ka mbyllur vitin 2011 me 29,2 milionë euro përfitime dhe renditet I treti. Pas portugezit vjen Samuel Eto’o. Përfitimet e sulmuesit kamerunas të Anzhit janë përllogaritur në 23,3 milionë euro, ndërsa 20,5 milionë ai i merr vetëm nga rroga te klubi nga Dagestani.
“Top 10” plotësohet nga Uejn Runi me 20,6 milionë euro, Serxho Aguero (18,8), Jaja Ture (17,6), Fernando Torres (16,7), Kaka (15,5), ndërsa kapiteni I Bajernit të Mynihut, Filip Lahm është I vetmi që përfiton më shumë se futbollistët që militojnë në Bundesligën gjermane apo Serinë A italiane, me 14,3 milionë euro.