Muamba zgjohet nga koma

Zemra e tij rifilloi të rihte, këmbët dhe duart të lëviznin, por mbi të gjitha Fabris Muamba u zgjua nga koma. Gjendja e mesfushorit të Boltonit, që të shtunën e kaluar pësoi një infarkt në zemër, është përmirësuar dukshëm.
Muamba u shemb në fushë në minutën e 41-të të çerekfinales së FA Cup ndërmjet Totenhemit dhe Boltonit, madje duke qëndruar edhe gjashtë minuta pa marrë frymë. Por, tashmë ai po reagon në mënyrën që askush nuk e priste, madje “ka nisur të flaës në anglisht dhe frëngjisht, duke njohur të gjithë njerëzit e familjes, që po i qëndrojnë pranë në këtë periudhë të vështira”.
Pas lajmeve për “përmirësime të vogla” nga spitali “Çest London” ku 23-vjeçari po mbahet nën vëzhgim erdhën shenja optimizmi, edhe pse në këto momente të gjithë preferojnë të jenë të kujdesshëm.
Diagnoza mbetet e rezervuar dhe mjekët preferojnë që të mos flasin përpara kohe për mënyrën sesi po shkon trajtimi i lojtarit të Boltonit, apo faktit që aim und të ketë dëme të mundshme cerebrale.
Gjithsesi, fakti që ai doli nga koma dhe që arrin të flaës është një arsye shumë e fortë për të shpresuar se Muamba mund të fitojë ndeshjen e tij më të vështirë, edhe pse gjendja shëndetësore mbetet kritike.