E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter Morati preferon Bielsan

Edhe pse ka konfirmuar për të disatën herë trajnerin Ranieri, Masimo Morati nuk është dukur aspak i bindur. Kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga fundi i kampionatit dhe zikaltërit nuk kanë më sfida vendimtare, ndryshimi në stol nuk do të kishte shumë kuptim.
Kjo bën që presidenti i Interit të mbajë Ranieri deri më 13 maj, ndeshja e fundit në Serinë A me Lacion dhe më pas të nisë rindërtimin e skuadrës, duke nisur nga trajneri. Shanset që drejtuesi actual I stolit të qëndrojë në ekip janë pothuajse zero, edhe sepse në mendjen e tij, Morati ka gjithmonë një emër të ri.
Aktualisht, në “pole position” është Marselo Bielsa. Tekniku argjentinas, i njohur edhe si “I çmenduri”, ka kaluar Andre Vilas-Boas në listën e preferencave. Kjo edhe për faktin se së fundmi, Morati është këshilluar as më shumë e as më pak nga Zhoze Murinjo. Trajneri i Realit i ka thënë presidentit të mos rrezikonte me ish-asistentin e tij, sepse nuk mendon që Vilas-Boas është gati për të drejtuar një ekip si Interi.
Në këtë mënyrë, presidenti zikaltër i është rikthyer idesë së parë: Bielsës, që në qershor doli në mënyrë surprizë si një alternativë. Në atë periudhë, “El Loco”, që sapo ishte larguar nga përfaqësuesja e Kilit, e refuzoi ofertën, pasi kishte një marrëveshje parimore me Atletikon e Bilbaos. trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën, që renditet e katërta në La Liga, do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, ndërsa kryevepra ishte kualifikimi në çerekfinalet e Europa League, ku eliminoi Mançester Junajtid.
Morati do të kërkojë t’ia rrëmbejë Bielsën baskëve, edhe pse pritet të përballet me rezistencën e klubit, që është gati ti rinovojë kontratën. Hapi i dytë i ndryshimeve te Interi do të jenë në skuadër. Drejtuesit e klubit besojnë se nuk është I nevojshëm një revolucion, por vetëm disa përforëcime në repartee të caktuara

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›