SIDA, zbulohet një proteinë me anë të një loje
Tashmë nuk është më e nevojshme të kesh një doktorat për të bërë zbulime shkencore.
Një problem 15 vjecar i sidës është zgjidhur duke përdorur një faqe interneti lojërash, e cila i lejon përdoruesve të kontribuojnë për të dekodifikuar proteina komplekse. Përdoruesit e Fold.it në mënyrë të pabesueshme arritën të modelojnë enzimën, proteazën retrovirale të virusit Mason-Pfizer (M-PMV) të majmunit, në mënyrë që të përputhej me strukturën kristaline të vëzhguar prej shkencëtarëve.
E thënë thjeshtë, Fold.it lejon përdoruesit të parashikojnë formën e proteinës dhe të riprodhojnë strukturën, duke luajtur me strukturën. Sa më i mirë të jetë modeli aq më shumë pikë fitohen.
Në këtë rast shkencëtarët eksperimentuan duke i dhënë përdoruesve tre javë për të krijuar modelin e proteinës që ata vet nuk arritën të modelonin më nivelin molekular. Në fund të tre javëve shkencëtarët krahasuan me anë të rrezeve x kristalografinë e proteinës të modeleve më të mirë. Ata zbuluan se të paktën një grup lojtarësh kishte përcaktuar strukturën e saktë.
Fold.it ka arritur 236 mijë lojtarë që prej hapjes, në vitin 2008. Më e çuditshmja është se një pjesë e lojtarëve të përfshirë nuk kishin një bagazh në biokimi.
Sidoqoftë zbulimi i proteinës është vetëm një pjesë e enigmës së sidës. Ajo shfaqet në versionin e sidës te majmuni dhe luan një rol kyc në shumimin e virusit. Me një model të saktë të proteinës, do të mund të prodhohen ilace që të ndalojnë shumimin e virusit te njeriu.
(a.h/BalkanWeb)