Skenderbeu/ Kaci, ai qe beson te grupi
Futbollisti Bledi Kadiu ka pak mundesi te luaje per ekipin e Skenderbeut edhe nese rikuperohet ne kohen e duhur pas operacionit te kryer ne ligamentin e gjurit. Kjo behet e ditur nga burime prane futbollistit, qe ka luajtur pak si titullar me Skenderbeun ne kategorine superiore. Megjithate, Kadiu eshte pare te stervitet ne dy seanca ne dite: te paren ne sallen e riaftesimit te mjekut Isuf Salice dhe te dyten vecmas grupit ne stadium me vrapime te lehta. "Pas pak ditesh", thote mesfushori korcar, "do te provoj te bie ne kontakt me topin". Kadiu eshte teper i kenaqur me kohen e shpejte te rikuperimit dhe, sipas tij, gjithcka po ecen brenda parashikimeve te mjekeve greke qe kryen operacionin. Nderkohe, pak dihet nese Kadiu do te luaje kete sezon per Skenderbeun. Ne stervitjet e kesaj jave, ka marre pjese edhe 19 vjecari Frasheri, per te cilin u tha se mund te luante me Tomorin, cka u kundershtua nga drejtori i klubit Petrika Konomi, qe ka pasur deshire t'i kujtoje Frasherit se pa i mbushur 23 vjetet e ka te pamundur te largohet nga Skenderbeu pa pelqimin e kryesise se klubit.
Tekniku i do edhe te huajt
Ne stervitjet e Skenderbeut, tekniku Kaci, akoma nuk ka pasur ne dispozicion nigerianet Aniueta e Valentin, si dhe kamerunasin Roxher, cka e ka shqetesuar trajnerin, edhe sepse ka pak informacion per gjendjen e tyre fizike. I sapouluri ne krye te pankines se Skenderbeut, qe me ardhjen e tij ne krye te ekipit korcar, ka bere te ditur se kerkon te kete ne skuader futbolliste me gjendje te mire fizike dhe te disiplinuar. Madje, Kaci ka shkuar me tej kur ka thene se "me Skenderbeun e ketij sezoni" edhe ne rrethana kur kerkohet rikthimi i shpejte ne kategorine superiore, "do te luajne ata lojtare qe e meritojne". Nderkohe, nisur nga testet e ketyre diteve, thuhet se Kaci ka mbetur i kenaqur vetem nga pak futbolliste, qe, sipas kryesorit te pankines korcare "mund te luajne per Skenderbeun". Kjo do te thote se futbolliste te tjere, krahas atyre te planifikar per t'u kthyer te ky ekip, do t'i bashkohen grupit te kuqebardheve. Nga burime qe i referohen stafit, thuhet se i pari i pankines eshte shprehur se gjithcka do shihet ndryshe pas pak ditesh, edhe pse tekniku ka besim te grupi i futbollisteve te rinj.
Reduktohet stafi teknik
Kaci, si per te treguar se ne keto momente kerkon ta kontrolloje cdo gje vete, e ka reduktuar dhe stafin qe pritet te punoje me te. Ne stervitjet e ketyre diteve nuk eshte pare pergatitesi atletik, Gjergji Rodi. Jani Kaci duket se kete sezon do te beje vete edhe pergatitesin e portiereve, cka e beri mrekullisht me shkodranin Mustafa kur Skenderbeu luante ne kategorine superiore. Po keshtu ne stervitje me ekipin keto dite nuk ka qene as fizioterapisti, per te cilin thuhet se gjate kesaj kohe eshte prane nje ekipi te kategorise superiore qe po e zhvillon fazen pergatitore ne Pogradec. Megjithate nga puna qe Kaci ka bere dhe here te tjera si trajner i Skenderbeut, pritet qe dhe kesaj radhe grupi i tij te jete i perbere nga asistenti Renato Rrapo dhe mjeku sportiv Isuf Salice. Ne rrethana kur Kaci gjate ketyre diteve, me teper se me dicka tjeter, po merret me seleksionimin e ekipit, duhet pritur per te kuptuar se cili do te jete stafi qe mund te punoje me te ne ekipin qe kerkon rikthimin ne kategorine superiore. "Nese do kete te tjere qe mund te punojne me kete ekip", citohet te kete thene Kaci, "pritni edhe pak dite, sepse tani e kemi mendjen gjetiu". E thene ndryshe, tekniku Kaci, me teper se te merret me stafin, po punon per ngritjen e grupit, me te cilin pret te luaje ne kategorine e pare, grup te cilin ka shume mundesi ta paraqese brenda ketyre diteve. Ketij grupi, te dale nga futbollistet qe jane stervitur gjate gjithe kesaj kohe me Skenderbeun, Kaci pret t'i kthehen dhe kater futbollistet e huaj, tre prej te cileve akoma s'jane dukur ne stervitjet e tij, pa lene menjane dhe 3 4 lojtare te tjere, qe kryesia ia ka premtuar t'i kete ne dispozicion, pa filluar fazen pergatitore. Nese keta futbolliste nuk vijne ne stervitje pas pak ditesh, Kaci ka mundesi t'i kaloje ne plan te dyte, kur ka deklaruar se "te Skenderbeu i ketij sezoni do te luajne vetem ata futbolliste qe plotesojne kerkesat ne aspektin e pergatitjes fizike".
TONIN FRROKU
Sport Ekspres